InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Roskoveci/ I vetmi vend në Shqipëri ku zemra punon si pompë

27 Gusht, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Roskoveci/ I vetmi vend në Shqipëri ku zemra punon si pompë

Nga Edison Ypi

Roskoveci

I vetmi vend në Shqipëri ku zemra punon si pompë, gjaku vërshon lumë, stomaku bluan si mulli, gjymtyrët lëvizin si vinça, veshët dëgjojnë deri në Vermosh, sytë shohin në fund të botës, goja buçet si daulle, bytha pjerdh si top, është Roskoveci.
Gishtat kodrinorë të Mallakastrës dhe luginëzat e Myzeqesë, zgjatur dhe mpleksur me njëratjetrën si duar të dashuruarish, diell, qiell, ajër, dritë, ujë, fusha, kodra, Roskoveci është aq magjepsës sa ta merr frymën, ta shpupuris mendimin, ta prish gjumin, ta sjell ëndrrën.
Roskoveci është vendi më i begatë i rruzullit. Edhe gurët hedhin rrënjë e nxjerrin fruta në Roskovec, të gjitha mizat bëjnë mjaltë, çfarë lëviz dashurohet e shumzohet, çfarë mbin rritet e korret, çfarë rrjedh pihet, çfarë kafshohet hahet, çfarë ëndërrohet realizohet.
Kalorës madhështor dhe krenar rrëzë kodrave anës fushës, Roskoveci ka tre gra, Myzeqenë, Mallakastrën, Lushnjen. Me tre gratë e tija Roskoveci ka bërë një tufë me kalamaj vajza e djem njëri më i bukur dhe më i shëndetshëm se tjetri; Patosin, Krutjen, Kutallinë, Marinzën, Zharrëzën, Ngurrëzën, Gorrenë, Strumën, Cukalatin, Bubullimën, si dhe plot hyzmeqarë dhe hyzmeqarka nëpër fushë e pëmbi kodra që ç’u sheh syri u bën dora.
Në çdo vend të bukur njeriun e kap një merak dhe pyet veten; Mirë unë e dua këtë vend, por ky vend a më do vallë mua ?
Në Roskovec kjo pyetje s’ka kuptim. Në Roskovec nga kjo dilemë nuk vuan. Mendo a e do ti Roskovecin, se dashuria e Roskovecit për ty është e garantuar, e pakursyer.
Roskoveci që ka gjithçka nuk trembet nga asnjë konkurrencë.
Nuk ka në Shqipëri vend si Roskoveci që fqinjët i do më tepër se veten. Aq e vërtetë është kjo, sa kur ndodhesh në Roskovec dhe sytë i ke hedhur nga veriu, ndjehesh myzeqar. Pa luajtur nga vendi, sheh nga jugu, në çast kthehesh në mallakastriot. Kthen kokën nga perëndimi, shndrrohesh në fierak. E rrotullon nga lindja, bëhesh beratas.
Kur i afrohesh Roskovecit konstaton se pakngapak gjithçka e egër që ke brenda vetes, po të zbutet. Ndjen sa e dëmshme është të gënjesh, të thurësh intriga, të merresh me thashetheme. Kur në Roskovec je, ndjen shplodhje, vuan më pak, dhimbjet paksohen, hallet largohen, taksiratet harrohen.
Magjia e Beratit, energjia e Fierit, butësia e Lushnjes, konspiracioni i Myzeqesë, solemniteti i kishave dhe manastireve, perëndimet e përgjakura, laryshia e kodrave, pjelloria e tokës, kripa e detit, të gjitha mrekullitë e botës dhe ëmbëlsitë e jetës, takohen në Roskovec.
Kur pyet veten se ç’janë këto çudira që ndodhin në Roskovec, dhe nuk e gjen dot, të bëhet të besosh se diku aty rrotull Zoti ka mbledhur Krishtin, Muhametin, Budën, profetët, dhe të gjithë bashkë kokë më kokë po pinë kafe e po llafosen për të mirën e njerzisë.
Si të vishesh, si të krihesh, në cilën orë të nisesh, sa duhet të jetë temperatura, lagështia, nga duhet të fryjë era, çfarë të kesh ngrënë e pirë para se të nisesh për Roskovec, janë probleme që secili i zgjidh vet. Rëndësi ka kalorësin Roskovec të shkosh ta shohësh nga afër; sa të sigurtë e ka parzmoren, sa të madh e ka topuzin, a e ka të mprehtë shpatën, a e ka të thatë batutin, sa e ngul plugun, sa të thellë e bën qilizmën, si e ka Rosinantin, a e gjeti Dylqinjën.
Në Roskovec mund edhe të mos nisesh fare në stilin e Konfucit i cili ka thënë; “Nëse të shkrepet të shkosh diku, mos u nis, atje je”. Por e mira është të mos ngatërrohesh me kinezërira filozofike dhe në Roskovec të shkosh.
Kur të kthehesh nga Roskoveci, të përgjumurve të divaneve, zvarranikëve të bulevardeve, dembelave të kafeneve, sedentarëve të zyrave, thuaju; Çfarë shqiptarësh jeni o të mjerë që nuk njihni magjinë e Roskovecit ? Turp që s’e keni parë. Faqa e zezë që s’e keni ndjerë. Ferri ju pret po nuk vajtët në Roskovec para se të vdisni.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026

7 Prill, 2026

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com