Nga, Agron PREBIBAJ
Dukagjini vërtetë është pasuri e historisë tonë kombëtare, në qëndresë, dituri, me mendimtarë prijnës të zotët e me kulturë e cila pasuron qytetrimin.
Kudo e kurdoherë Dukagjinasit janë gjëndur në ballë në të gjitha etapat historike kombëtare qysh me Gjergjin – heroin tonë kombëtar, besëlidhës e besë mbajtës, për tu pasuar në Kuvendin e Arbnit 1703, në Lidhjen e Prizërenit, zbatues përfekt të ligjit(kanunit) e deri në sjelljen e qytetrimit nga malësia për fusharakët, me plotë mendimtarë, artista të artit, muzikës e kolos letrash, nga ketu vjen pasuria e qytetrimit të Shkodres si djepi i kulturës shqiptare.
Vetëm dy ditë më parë mesova nga zoti Gjergj Temeli- kryetari i Shoqatës Bashkësia Shqiptare me qënder në Itali me disa personalitete të botës intelektuale nga Dukagjini paskan ideuar e formatuar nisjen e punës për monumentin e princit Lekë Dukagjini i cili do të vëndoset në qënder të qytetit të Shkodrës.
Në fakt e vonuar, por më mirë vonë se kurrë, bëhet fjalë për mendimtarin më madh shqiptar, themeluesin e ligjit, (kushtetuten e parë shqiptare) e pagëzuar *Kanuni i Lekë Dukagjinit*, e cila me pak ndryshime në disa zona të jugut, u bë institucioni i parë ligjzbatues për shqiptarët jo shumë të disiplinuar.
Kanuni i Lekës mbronte jetën e secilit, denonte vrasjen e gjakmarrjen, mbronte gruan e femijën, denonte deri në leçitje(largim) nga fshati e krahina njeriun e lig në veprime e mosbindje të rregullave.
Kanuni mbetet kryevepra e parë për rregulla mes shqiptarësh, është prekja e parë e shqiptarit me rregullin apo ligjin, afrimi i krahinave e vëllezërve gegë e toskë, ishte siguria për jetën e bashkëjetesën mes shqiptarësh.
Ndersa edhe sot kemi akoma kokëtharë të cilët e keq intrepretojnë, por Kanuni është dhe mbetet kryevepra e mëndimtarit me të madh shqiptar, i Lekës që formatoi rregull ligjzbatues, i barabartë për të gjithë.
Ndersa sot disa burra elitarë nga Dukagjini kanë formatuar menuomentin ose përmendoren e mendimtarit pesë shekuj më parë, për ta sjellur në qytetin e lashtë shqiptar, për të sjellur memorien kombëtare për brezat.
Burrat e mirë bëjnë vepra edhe në kohë moderne e cila sot jo pak e trazuar, por janë Gjergj Temeli, Gjin Markaj, Kujtim Delia, Pal Shkami, shkrimtari & publicisti Prele Milani etj, që do përjetësojnë në memorien shqiptare Lekën e madh shqiptar, Shkodra pasurohet me monumentin historik të mendimtarit.
Ndersa gazetarja nga Italia znj.Etleva Rrapa, e konsideron veprën e dukagjinasve si një pasuri e identitetit tonë kombëtar.
Tashmë gjithçka në duart e skulptorit të njohur Zef Muri, i cili tashmë ka nisur nga puna!
















