Nga, Etleva RRAPA
*Lekë Dukagjini, themeluesi i ligjit (kushtetutes) për shqiptarët, kjo jo vetëm për gegët, por e shtrirë me pak ndryshime të vogla në juglindje e Labëri*!
Kanuni, kushtetuta e parë për shqiptarët, e cili mbretëroj në shekuj për rregulla e përbashkim, ndërsa sot referencë e kushtetutave për shtete grande, thesar identiteti i historisë tonë kombëtare në shtetbërje*!
*******************
Një vit më parë në ëndrrat e disa burrave patriote shqiptar në emigrim ishte të realizonin një monument me bustin e Leke Dukagjinit.
Me 20.08.2022 këta burra u mblodhën ne Shqiperi dhe filluan punimet, ishin zoti Gjergj Temeli #italy, Kujtim Delia #australia, Gjin Markaj #usa, Beslidhja Shqiptare, Mark Delia, Profesor Prele Milani e Pal Shkambi të cilët ja besuan këtë ënderr skulptorit Zef Muri.
Nuk ka gjë më me vlerë kur shqiptarët të mbajnë gjallë historinë, traditat, gjuhen, kulturen e cila ndër shekuj ka mbijetuar me krenarinë e shqipes me dy krena.
Iniciativa të tilla janë për t’u marrë shembull.
Keta burra patriotë shqiptar që mbi shpatulla kanë veshtiresitë e një emigranti, por dëshirat e një gjaku dhe pasionin e historise së një kombi do sjellin për të gjithë shqiptarët veprën e identitetit kombëtar, historinë tonë, kjo vepra që do ju përcillet brezave.
Shumë shpejt kjo veper në kryeqëndren e djepit te kulturës shqiptare – Shkoder, do jetë realiteti i burrave veprimtarë me forcë intelektuale për përjetësimin e historisë si sherbesë për brezat.















