InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

U bëmë për 1 lek!

6 Gusht, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!

Nga Lutfi Dervishi

Lajmi se Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e litrit të naftës më 1lek, ose 0.008 euro kapi të papërgatitur ekspertët, analistët vendas dhe të huaj, shoqatat e biznesit dhe të turistëve dhe sigurisht edhe opozitën dhe popullin opozitar!

Shoqatat e Turizmit në Shqipëri njëzëri e përshëndetën vendimin e bordit për të ulur cmimin e naftës me 1lek dhe e quajtën lajmin më të mirë të sezonit. Tanimë, edhe Jugu i vendit që ka patur një sezon të vështirë, do të rigjallërohet. Me 1lek më shumë në xhepat e tyre turistët vendas do të shpenzojnë më shumë.

Më herët Banka e Shqipërisë, ndërsa përshëndeti vendimin e Bordit si një vendim historik me implikime pozitive në spiralin e pritshëm të rritjes ekonomike, bërë një sqarim të detajuar në një përpjkje për të mos mbiçmuar lekun për shkak se dëmtohen eksportet shqiptare.

Kur flasim për 1 lek, sqaroi një zyrtar i Bankës, nuk fjasim thjesht për monedhën me peshë 3.00 gr, me diametër 18 mm, me formë të sheshtë që është prej materiali përzierje baker-zink (çelik i veshur me baker) që është në qarkullim në Shqipëri prej vitit 1997. Po flasim për një monedhë që sot, me vendimin e Bordit të Transparencës, merr vlerën e arit të zi. Sot motorrët e ekonomisë shqiptare janë vënë në lëzizje dhe janë gati për një hop cilësor.”

“Kjo është shenja më e sigurtë se ne tani po dalim nga kriza që ka kapur gjithë botën. Për këtë arsye qeveria tërhiqet nga paketa e dytë mbështetëse për pensionistët dhe bizneset, sepse thjesht tani nuk është më nevoja. Ky lajm i bordit, – tha një zëdhënës i qeverisë- është edhe një shuplakë për opozitën që na është qepur me gurë në trastë dhe na ka bërë për një lek në sytë e shqiptarëve”.

Agjencitë turistike raportuan për një kërkesë në rritje të paparë për të ardhur në Shqipëri dhe siç konfirmojnë lajmet e fundit, nuk ka më kapacitete të lira akomoduese deri në fund të shtatorit.

Konfindustria e cilësoi lajmin si ogur të mbarë për ekonominë e vendit dhe një garanci më shumë për investitorët e huaj që pritet të vërshojnë në Shqipëri. “Klima e biznesit e rënduar nga konflikti i tejzgjatur politik, dhe akuzat krejt të pabaza për korrupsion në çështjen e incineratorëve, është përmirësuar në nivelin e vendeve nordike”.

Turistët e ndodhur në Shqipëri, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, me të mësuar lajmin se nafta është ulur me 1lek, u dyndën në 1370 pikat e karburantit në gjithë vendin, duke bllokuar qarkullimin për disa orë.

Tronditja që kaploi Shqipërinë u pasua menjëherë nga një tërmet i fortë tregjet financiare dhe në vetë bursën e naftës. Euro dhe dollari pësuan rënien më të madhe karshi lekut që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Për shkak të mbylljes së bursave aziatike, jeni japonez doli më pak i dërrmuar pas këtij lajmi befasues të Bordit të Transparencës. çmimi naftës në bursë ra 8.7 USD për fuçi.

Komisioni Europian, G-7 dhe G-20 me një deklaratë të përbashkët, përshëndetën vendimin e Bordit dhe vlerësuan kontributin e ekonomisë shqiptare në këtë kohë kur nga fronti ekonomisë marrim vetëm lajme jo të mira.

Një burim i Komisionit të BE-së, në kushtet e anonimatit, pranoi se me këtë lëvizje Shqipëria ka bërë aq sa për të hapur dhe mbyllur 15 kapituj menjëherë.

Vëzhguesit e jetës politike Shqiptare nga Brukseli thanë se “1lekshi” pritet që të ulë temperaturat e larta politike në vend.

“Protestat që po planifikonte, shoqëria civile dhe partitë e opozitës tashmë mund të quhen pa vlerë, dhe në anën tjetër, dhe temë debati në ditët e nxehta të gushtit, nuk janë më as zjarret, as skandalet e supozuara, as akuzat për korrupsion dhe keq qeverisje. Të gjithë tani do të flasin për 1lekshin”-

Të Lidhura

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com