InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

Tragjedia e Himarës nga komisari i policisë, gazetarja investigative: T’i mbushën llogaritë bankare dhe të bënë me vilë në Himarë, Arjan

5 Gusht, 2022
in Të ndryshme
A A
Tragjedia e Himarës nga komisari i policisë, gazetarja investigative: T’i mbushën llogaritë bankare dhe të bënë me vilë në Himarë, Arjan

Nga Aida Topalli

Zhurmë, kaos… njerëz të grumbulluar, që bërtasin e ulërasin… deti valëzon ende nga shpejtësia e një “përbindëshi”… një nënë që çirret, duke mos dashur ta besojë që iu shua drita e syve… Një baba që i kërkon llogari drejtuesit të “përbindëshit”. Dhe ai, tërësisht i papërgjegjshëm, deficent e arrogant, i përgjigjet sikur do t’i thotë që jam polic dhe si i tillë, mund të të marr edhe jetën, dhe ti s’më bën dot asgjë

Sot, një ditë pas “gjëmës” që ra në Himarë, plazhi është bosh. Është vetëm kukulla që pret Jonadën të lozë me të. Janë vetëm rrobat e saj që presin t’i veshë… Janë edhe disa lule… dhe qirinjtë e shuara, të vendosura një natë më parë nga pushuesit, për shpirtin e engjëllit të pafajshëm…

Unë, kolegët e mi dhe mediat që raportojnë, shkruajnë e postojnë lajme… Shumica e të cilave janë kërkesë llogarie.

Njëlloj siç bëmë me Ardit Gjoklajn, Klodian Rashën apo të gjithë ata fëmijë e të rinj, “të vrarë” nga “dora e zezë” e pushtetit

Sot, po një ditë më pas, shteti u ngrit dhe shkoi bregdeteve, për të treguar edhe njëherë “dorën e hekurt”.

Sot, një ditë më pas, Kryeministri i vendit çohet dhe thotë se ky është sezoni më i sigurt turistik që ka njohur ndonjëherë vendi ynë. A thua se ne nuk jetojmë këtu…

Aida Topalli

Mirë qenkemi të sigurt… mirë i bëmë edhe lajmet… mirë protestuam para Ministrisë së Brendshme. Mirë iku Gledis Nano, iku edhe Bledi Çuçi…

Por a e zgjidh kjo situatën? Jonada iku… për fajin e gjithsecilit. Iku për fajin tonë që nuk reagojmë çdo ditë, por reagojmë vetëm kur ndodh diçka. Iku për fajin tonë, sepse nuk kemi bërë kurrë sa duhet si popull, që të ndryshojmë disa gjëra që janë krejt minimale, e para siguria e jetës. Iku për fajin e atyre që mbyllin sy e veshë përpara problematikave serioze që kemi. Iku për faj të mungesës së masave serioze të ndërmarra nga Ministria e Turizmit. Iku për faj të Arjanit, njeriut që presupozohej që njeh ligjin dhe që duhej ta ndalonte skafin jo më afër se 300 metra nga bregu i detit. Iku për faj të mungesës së rojeve bregdetare. Iku për faj të tolerimit që i bënë kolegët e tij, se skafin mund ta fuste kudo. Mundësisht, për shkak të miqësive në nivele të larta, mund të vazhdonte t’i jepte gaz skafit edhe në mes të shezlongëve. Mund të vriste edhe njerëz të tjerë.

Por faji më i madh është i yti, Arjan. I yti dhe i atyre Arjanëve që të dhanë krahë e zemër, e madje-madje, të frynë edhe xhepat e llogaritë bankare. Madje të bënë edhe me vilë në Himarë, Arjan.

Nuk është jeta skaf e luks Arjan… Tënden mund ta jetosh si të duash. Por të paktën të mos prekje tek e jona, o shef.

Sot, të bllokosh 3 skafe nuk është zgjidhje. Nuk është zgjidhje as të nxjerrësh grupe efektivesh apo monitoruesish nga ministria përkatëse.

Ju mendoni se do t’i ndaloni “çunat e babit” dhe “çunat e Spanjës, Londrës, Belgjikës”, për sa kohë ata blejnë shefat, drejtorët, ministrat…

Aksioni do të zgjasë tri ditë dhe ata do të vazhdojnë sërish. Se kanë dhënë pjesën. Nuk mundet askush t’i pengojë. Përndryshe fluturon në Tropojë, Kukës, e Macukull.

Unë shpresoj shumë, që të kenë marrë mësim dhe të mos bëjnë drifte në breg, për t’i rënë në sy vajzës me trupin e fytyrën gjithë “Botox”.

Uroj me shpirt që raste të tilla të mos ndodhin më. Lutem që asnjë i pafajshëm të mos vuajë pasojat e veprimeve të këtyre huliganëve, që marrin përqindje nga grupet e shpërndarësve të kokainës.

Të Lidhura

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025
Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!
Të ndryshme

Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!

3 Qershor, 2025
“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich
Të ndryshme

“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich

31 Maj, 2025
Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi
Të ndryshme

Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi

23 Maj, 2025
Të ndryshme

19 Maj, 2025

TË FUNDIT

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë
Lifestyle

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë

5 Korrik, 2025

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Aktualitet

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

5 Korrik, 2025

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?
Aktualitet

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?

5 Korrik, 2025

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit
Bota

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit

5 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com