Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar sot takimin e parë me një diplomat të akredituar në Tiranë, shkruan newsbomb.al. Ai ndan foto me ambasadoren Yuri Kim dhe vlerëson lidhjen dhe partneritetin e ngushtë mes dy vendeve.
“Partneriteti SHBA-Shqipëri është më i vlefshmi në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit. Takimi i parë si President me ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim hap rrugën për angazhim të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve. #krahperkrah“, shkruan presidenti dhe ndan foton e mëposhtme.










