InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Aktori i madh Mevlan Shanaj: Ja sa shumë gjëra mësova sot për 10 minuta shëtitje në Pogradec

4 Korrik, 2022
in InfoPress, Lajme, Lifestyle
A A
Aktori i madh Mevlan Shanaj: Ja sa shumë gjëra mësova sot për 10 minuta shëtitje në Pogradec

Aktori i madh shqiptar Mevlan Shanaj shkruan për një absurditet në Shqipëri, ku pensionistët duhet të shkojnë në bankë dy herë në vit të deklarojnë se janë gjallë. Në një postim në rrjetet sociale, Shanaj thotë se kjo burokraci është shumë fyese. Shanaj shton se sa herë që dëshiron të bëjë një tërheqje në bankomat kujton se duhet të kalojë fillimisht brenda bankës për të deklaruar se është gjallë dhe më pas për të vijuar me procedurën.

Postimi i plotë i Mevlan Shanajt:

10 min sot nëpër Pogradec! Kaq ka shënuar telefoni! Një ecje në këmbë të mëson më shumë se çdo program i mbrëmjes në televizionet shqiptare! Sot në një dyqan të thjeshtë shitësi që rrinte duke parë filma se blerës nuk kishte, më thotë se shikon vetëm filma shqiptarë paradite dhe në mbrëmje! Me ata filma jemi rritur dhe kënaqemi! Kaloj në anën tjetër të rrugës dhe aty një burrë mbi të 50-tat më përshëndet me emër edhe pse nuk e njihja! Më thotë ke dëgjuar për Jahovajt, po i them. U kënaq dhe hapi tel për të më lexuar diçka! Për të mos e fyer, i them: Mos u mundo, nuk jam i interesuar! Si më thotë: Nuk je i interesuar të mbetesh i pavdekur! E shmanga dialogun! \Më tha: Prit dëgjo o profesor se nuk je profesor i perëndisë! Qëndro dëgjoje! Ika duke menduar, ky njeri punëtor, vërtet kishte krijuar bindjen se do mbetej i pavdekshëm! Futem në dyqani tjetër për të kërkuar një dorezë për sirtar të bufesë pasi ishte dëmtuar! Mos u mundo se këtë model kemi 7 vjet që nuk e tregtojmë.

Duhet t’i blesh të gjitha nga e para. Desha s’desha bëra siç më tha shitësi! Te dyqani i mishit, që është një biznes i mirë familjar sepse shikoj të punësuar katër pjesëtarët e familjes. Burri, gruaja, djali i madh që është më kryesori dhe dy djem të tjerë fare rini! (sipas meje vetëm njëri nga këta është i familjes) Me djaloshin që është kryesori shkëmbejmë herë pas here bisedë! Sot më pyeti, nëse kam ndonjë punë në dorë apo jo? I them po bëj dokumentar për Rikardin! E vura re se nuk kuptoi dhe e pyeta: E di kush është Rikard Ljarja?

Me emër po, më tha! – Po Dedën e di? – Si o nuk e di! Epo ai është Rikardi! Më tej vete të tërheq para nga bankomati! Shikoj se nuk kisha aq sa doja të tërhiqja. U kujtova se nuk kam vajtur në bankë, t’u them se jam ende gjallë! Pensionistët duhet të venë dy herë në vit të deklarojnë se janë gjallë! Nuk e kuptoj këtë absurd pasi në Shqipëri, nuk mund të përcillesh në atë botë pa certifikatë bashkie! Nuk mundet banka të shikojë të ikurit e muajit në kompjuter apo bashkitë nuk i hedhin çregjistrimet!! Shumë fyese është kjo burokraci! Nejse, të vete nesër në bankë të konfirmoj se jam ende gjallë, ndryshe nuk ka më lëvizje paresh në bankomat! Deklaratën e urrej, po ja më duhen ende këto dreq lekë! Për ta mbyllur, ti Lad Prifti, kur më mësove se disa ilaçe tona rimbursoheshin pse nuk më the që rimbursimi u bëka vetëm brenda qytetit pavarësisht se nuk të japin recetën, por me kod dhe farmacia futet në kompjuter dhe mbaron punë, por brenda qytetit tënd se në një qytet tjetër nuk vleka interneti?! Keni parë apo dëgjuar kësi ligji?! Ore ligjvënës, veprimet me internet nuk duhet të kenë kaq rreze të vogël veprimi! Ka çudi në mendjet e njerëzve! Goxha gjëra mësova sot për 10 minuta!

Të Lidhura

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026
14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit
Lifestyle

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

9 Shkurt, 2026
Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet
Lifestyle

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

5 Shkurt, 2026
Arsyeja e vërtetë pse njerëzit duhet të puthen në mesnatën e Vitit të Ri
Lifestyle

Arsyeja e vërtetë pse njerëzit duhet të puthen në mesnatën e Vitit të Ri

3 Janar, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com