InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha përkujton 2 korrikun: Moment reflektimi, sot shqiptarët ikin masivisht për shkak të diktaturës së korrupsionit

2 Korrik, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Lulzim Basha mbledh Kryesinë e PD-së! Ja çfarë do diskutohet

Ish kreu i PD, Lulzim Basha me anë të një shkrimi në facebook, ka kujtuar 2 korrikun e vitit 1990 ku u shënua hapja e ambasadave të huaja në Tiranë.

Basha shkruan se 32 vite më vonë, shqiptarët ende vazhdonin të iknin masivisht pasi nuk kanë asnjë mundësi për të ardhmen. Më tej, si shkruan se ky përvjetor, kërkon një moment reflektimi për gjendjen ku ndodhej vendi pasi qytetarët po iknin për shkak të diktaturës së korrupsionit.

Postimi i plotë nga Lulzim Basha:

Më 2 Korrik 1990, duke u futur nëpër ambasadat perëndimore, shqiptarët rrëzuan murin e parë të diktaturës, në një sfidë vendimtare ndaj regjimit komunist, që atë verë do të niste fillimin e fundit të tij. Një akt guximi qytetar, që do të kristalizohej pak muaj më vonë me Lëvizjen Studentore, e cila çeli rrugën e demokracisë për aq gjatë të mohuar dhe afroi përsëri Shqipërinë me Perëndimin.

Atëbotë, sytë e çdo shqiptari ishin drejt vendeve të lira, me shpresën e një jete më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre, ashtu siç fatkeqësisht janë ende sot, sepse sfida për ta e ka ngritur Shqipërinë në lartësinë e aspiratës për ta bërë si gjithë Europa, e cila mbetet ende e papërmbushur.

Fatkeqësisht, 32 vite më vonë, shqiptarët po ikin sërish masivisht në kërkim të mundësive, të një jete më të mire për veten dhe familjet e tyre. Në 8 vitet e fundit, më shumë se gjysmë milioni shqiptarë kanë lënë vatrat e tyre për të marrë rrugën e kurbetit. Ata detyrohen të ikin, sepse në atdheun e tyre ata vidhen, ata nëpërkëmben, ata s’kanë asnjë mundësi për të jetuar të tashmen dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Ndaj, përkujtimi i kësaj ngjarjeje historike, që pati forcën për ta përkulur regjimin komunist, shërben si një moment reflektimi, për t’u përballur me të shkuarën që rrezikon të përsëritet, sidomos përballë plagës së largimit të qindra-mijëra bashkëqytetarëve tanë, që tashmë nuk ikin prej diktaturës enveriste, por nga diktatura e korrupsionit, e cila nën qeverisjen e Edi Ramës ka marrë përmasat e një rreziku kombëtar.

Të Lidhura

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”
Aktualitet

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”

15 Korrik, 2026
Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe
Aktualitet

Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe

14 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026
‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026
Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com