InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Për të kuptuar gjeneral Begajn e së ardhmes, kujtoni gjeneral Lleshajn e së shkuarës

6 Qershor, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Për të kuptuar gjeneral Begajn e së ardhmes, kujtoni gjeneral Lleshajn e së shkuarës

Të gjithë prisnin e flisnin që Edi Rama të zgjidhte një grua si President/e të vendit. Ai nuk i kënaqi parashikuesit e kësaj teze, por u bashkua me ta te fakti se zgjedhja do të ishte ekskluzivisht e tij. Siç prej një muaji jehon komentariati politik në Tiranë.

Rama, duke mos zgjedhur një grua, nuk është se iu largua shumë prirjeve të veta. Mos harroni se, edhe një President para Metës, ai kishte ofruar kandidaturën e një ushtaraku, gjeneralin Sandër Lleshaj, emri i të cilit kishte ardhur te ai nëpërmjet shkrimtarit Ismail Kadare.

Duhet të ndalemi te ky profil, ai i ushtarakut të lartë, të cilin e përfaqësonte deri dje Lleshaj në aulat e politikës socialiste dhe nga sot e për pesë vjet me radhë, Bajram Begaj. Skanimi i profilit profesional dhe njerëzor është i rëndësishëm për të kuptuar se deri ku do të jetë z. Begaj President i Edi Ramës dhe sa ‘përfaqësues i unitetit të kombit’ dhe mbi palët politike.

Statura e gjeneralit dhe uniforma e ushtarakut, në shikim të parë të çojnë drejt shtampës së një burri serioz, që nuk bën kompromise dhe që ka ‘nderin, detyrën dhe atdheun’ para çdo gjëje, siç tha edhe vetë dje gjenerali-në-pritje-të-Presidencës, në takim me Kryeministrin. Ne jemi të detyruar ta vëmë dyshimin në fre për Presidentin e propozuar, por nuk ka se si, të mos bëjmë një krahasim me gjeneralin tjetër, i cili mori dy favore nga Partia Socialiste dhe Edi Rama, Sandër Lleshajn.

Në fillim i rrëzuar nga Berisha për postin e Presidentit, ai u kthye në kohën e qeverisjes socialiste, në fillim si këshilltar ushtarak i kryeminsitrit Rama dhe më vonë si ministër i Brendshëm. Në këtë detyrë ai prodhoi disa prej momenteve më kundërthënëse në raport me opozitën, duke tejkaluar fort edhe socialistët 24 karatësh, paraaradhësit e tij, Sajmir Tahiri dhe Fatmri Xhafaj. Brutaliteti i ndërhyrjeve të Policisë së së tij në protestat e opozitës ishte i pashoq. Mbipesha e hedhur te përdorimi i gazit lotsjellës dhe dhunës policore mund të vinte me dy shpjegime: zelli prej shërbëtori për t’i hyrë në qejf shefit ose inati i padalë me opozitën, e cila kur emri i tij ishte thirrur në apel nga historia për t’u bërë i pari i vendit, u prit me refuzim.

Cilido qoftë interpretimi, z. Lleshaj do të mbahet mend si nxënës i teprimit. Si të gjithë ata që e teprojnë me shërbime, ashtu përfundoi edhe ai. I dorëhequr pas vrasjes së Klodian Rashës ai tranzitoi drejt fundit si drejtues qarku i PS në Lezhë. Rivaliteti me figura të tjera të PS atje, e bënë Ramën që, mes tij dhe socialistëve të zgjidhte ata që u vlente lëkura politikisht dhe jo zejtarinë në zell të Lleshajt. Ai e pa veten jashtë listës së kandidatëve për deputetë, dhe kjo e hodhi andej nga erdhi, në margjinat e jetës publike.

Sot më shumë një kujtim i hidhur i opozitarëve se sa një kujtesë politike, Lleshajt i duhet të lëpijë plagët e zelltarit që mendon se shërbimi nuk i është shpërblyer. Leksioni që ai la si ministër i Brendshëm, dhe do të kish prodhuar edhe po të ishte zgjedhur President është se kandidaturat dhe profilet jopolitike apo jopublike, janë dëshmuar të papërshtatshme, në mos kundërproduktive në rolin e kreut të shtetit, apo dhe në ushtrime të tjera të pushtetit. Pa fibrën politike ata kthehen në profesionistë jashtë gravitetit të tyre. Të trysnuar nga fuqia e madhe e krerëve dhe mjedisit politik ata kërkojnë të plotësojnë me zell, atë që nuk e kanë në staturë politike.

Ky ishte hendeku në të cilin ra Sandër Lleshaj dhe i njëjti rrezik e prêt Bajram Begajn. /Politiko.al/

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com