InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

A po edukojmë shqipfolës të denjë?

4 Maj, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
A po edukojmë shqipfolës të denjë?

Nga Elsa L. SULA

Ne, të gjithë shqetësohemi se çfarë do të bëhet një fëmijë nesër, por harrojmë se ai fëmijë është dikush sot dhe se veset më të mëdha fitohen në fëmijëri e më pas mbarten rëndomtë të pandreqshme në gjithë jetën dhe në mënyrë të gabuar u edukohen pasardhësve. Sot, në një kohë kur kemi mundësi të dimë më shumë, dimë më pak. Sot kur kemi mundësi të jemi më të edukuar jemi më të çedukuar.
Sot kur mundësinë për të pasuruar fjalorin e përditshmërisë e kemi të shumëfishuar, realisht si farë e keqe, që nuk e di se kur do të shuhet, është fjalori i fëmijëve dhe të rinjve. Jo i varfër, por i ndyrë. E ky është një ves që brenda ditës infekton disa të tjerë e kështu rrjetëzohet e shumëfishohet kjo farë e keqe.
Kudo dhe kurdo, veshët kanë fatin e keq të dëgjojnë fjalët nga më të ndyrat, nga më fyeset. Një gjuhë urrejtje të ndjek kudo, që nis nga këndi i lojrave, oborret e shkollave, parqet, kudo në botën reale dhe virtuale. Në gjithë këtë vorbull të krijuar më e keqja është se je askush për të reaguar, sepse prindërit që “mirëedukojnë” fëmijët e tyre para situatave heshtin e bëjnë sehir dhe madje nuk kursejnë a ndonjë lavd kur dëgjojnë se fjalori i fëmijës qenka pasuruar nga një “fjalë e re”, ku në kohën e tyre as që ua dinin kuptimin dhe kështu ishte më e mira, mbase.
Prindërit, thuajse në të gjitha rastet kur fëmija i tyre shtyn apo përplas një moshatar të tyre në kënd të lojrave, nuk e kritikojnë e për ta bërë ta reflektojë se lotët e dikujt nuk mund të jenë buzeqeshje për dikë. Kur flitet aq shumë për barazi apo gjithëpërfshirje. Pas familjes rol shumë të rëndësishëm luan shkolla, por është më e vështirë të ripunohet një brum që ka marrë formë sesa një brum prej fillimi.
Ky zhvillimi teknologjik aq sa po na zhvillon edhe po na fundos, përdorimi pa kriter i internetit dhe pamundësia prindërore për të ushtruar një lloj kontrolli e bën më të dëmshme fëmijërinë e brezit modern, ku në fakt do të jenë drejtuesit e së nesërmes. E kështuqë kemi nevojë për një përditësim mentaliteti të perceptimit të jetës e botës teknologjike, duhet të flasim me mirësjellje, sepse prej artit të komunikimit nis gjithçka.

Të Lidhura

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com