InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Ata që duan të drejtojnë PD-në me mbështetjen e ambasadës amerikane, s’kanë shanse”

27 Mars, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Demokratët nuk mbarojnë!

Nga Indrit Vokshi

Libri “Realitete shqiptaro-amerikane” u shkruajt nga Mero Baze në 1997.

E kam lexuar. Aty Sali Berisha përmes Meros jep mesazhet e veta. Një ndër mesazhet është ky: “ata që duan të drejtojnë PD-në me mbështetjen e ambasadës amerikane, skanë shanse.”

Kjo dmth se shtetet ballkanike nuk e dëshirojnë aq shumë një fuqi si Amerika. Përpiqen ta sabotojnë dhe t’i lënë ndikim sa më sipërfaqësor. Amerika është perandori e re në Shqipëri, nuk i ka rrënjët aq thellë, ndërsa shtetet e agjenturat ballkanike janë të vjetra e me rrënjë të thella. Sepse janë afër dhe janë këu prej 150 vitesh si qendra pushteti.

Duke e pas’ lexuar atë libër, duke njohur gjëra të tjera, pak a shumë me vete e kam menduar se Berisha mund ta mposhtë PD-në pro-Amerikë. Se edhe u bashkuan të gjithë me të: oligarkë të cilët janë pasuruar nga ky “Ballkan Pazar”, krim i organizuar të cilit ia kujtojnë nderin e bërë dikur, spiunë të vjetër të medias të cilët thirren në armë e aktivizohen.

Megjithatë, isha kundër; nuk mund të dilja pro skemës së agjenturave ballkanike, kundër Amerikës.

Se ballkanikja na fundos ne si komb. Ndërsa Amerika është e vetmja që ka bërë diferencën. Skam asnjë simpati kulturore për Amerikën, kulturalisht pëlqej më shumë Rusinë dhe Europën Lindore.

Por nuk duhen ngatërruar kulturorja me politikën. Politikisht vetëm Amerika mbron shqiptarët. Madje mbron edhe popujt e tjerë sepse rendi i saj nuk po lejon luftë në Ballkan.

Duan ta ruajnë tavën ballkanike nga ndërhyrja e një perandorie nga një kontinent tjetër, asaj amerikane? Janë me moton sllavo-greke “Ballkani i Ballkanasve”? Shumë bukur.

Veçse kush është shqiptar duhet ta dijë se po na ra halli si komb, larg qoftë, derën hapur e kemi vetëm në dy vende: në Washington dhe në Ankara.

Nuk kam ndjenja negative kundrejt shteteve të tjera ballkanike. Veçse deri sot nuk kanë treguar dashamirësi. Po e treguan, duhet ta respektojmë. Deri atëherë, mbetemi me ata ku e kemi derën hapur.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF
Aktualitet

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF

19 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 19 prill 2026

19 Prill, 2026

15 vite dashuri: Historia e rrallë e Ilda Mërkurit dhe Agron Lukës që rikthen besimin te familja!
Show Biz

15 vite dashuri: Historia e rrallë e Ilda Mërkurit dhe Agron Lukës që rikthen besimin te familja!

18 Prill, 2026

Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër
Aktualitet

Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër

18 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com