Nga Agron Gjekmarkaj
Metropoli i veriut , qyteti simbol i virtyteve më të mira kombetare e intelektuale, qyteti i rezistences antikomuniste dhe i lirisë, qyteti i së djathtes , qyteti i harmonisë fetare i kesaj vlere themelore të kombit tonë , qyteti i shijeve dhe lidhjeve me boten perendimore, gjen perfaqesimin më dinjitoz tek Xhemal Bushati , pinjolli i dënjë i deres së fisme të Bushatlive ! At Zef Pllumi një nga personalitet e medha të kultures e klerit katolik për fatin tim të madh edhe kushëri i imi, tek libri i tij mbreslënës ” Frati i Pashallarve Bushatli”, shkruan “Tue kqyrë sot qytetin tonë, mbes i çuditun e më vjen me u thanë me të madhe: Shkodër, ku i ke burrat e tu? Ku i ke ato që dikur të banë të përmendun në të gjithë botën? Ku është Mehmet Pashë Plaku, themeluesi i vërtetë i famës së këtij qyteti? Ku është i biri Kara Mahmut Pashës, “Asllani i Shkodrës…unë këtu propozoj t’u naltohet nga një përmendore në kala, njani te Kalaja e Shkodrës e tjetri në Parrucë” !
Vizionet e Fratit të kujtimeve ngjizen tek historia, tek rrënjët! Thirrja e tij revokon kujtimin e Bushatlive të dikurshëm.
Si shumë herë historia e Shqiperisë dhe e Shkodres ka trokitur në deren e Bushatlive të cilët shpesh kanë paguar çmim tragjik në emer të tyre.
Në keto kohë të pazakonta Partia Demokratike i ofron Bashkisë së Shkodres një personalitet qytetar, një qendrestar i PD në çdo stinë, i cili vetem ka dhënë pa kërkuar asgjë në këmbim, një profesionist ekonomist të zotin dhe të perkushtur për komunitetin!
Xhemal Bushati është një biografi njerzore mbrslenëse i cili me dashuri e pasion po i përkushtohet qytetit të Shkodres për t’i sherbyer të gjithëve pa asnjë dallim partiak!
Të dashur miq shkodranë, çdo votë per Xhemal Bushatin është një votë per një jetë më cilësore në qytet e fshtatrat perreth, një votë për menaxhim të ndershëm e projekte zhvillimi, një votë për të respektuar historinë e traditen por shumë më teper të ardhmen, ndryshimin , atë që Zoja Shkoder e meriton si askush tjeter. Suksese i dashur mik Xhemal Bushati në rrugën e fisme që ke nisur !
Shkodra nuk gabon,ndergjegjia e saj është aleati ynë !











