InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ndocaj: “Trekëndëshi i Bermudes“, realiteti i trishtë i kapjes së shtetit prej tre dekadash!

16 Dhjetor, 2021
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Ndryshimet në qeveri, Eduart Ndocaj ironizon ministrat: Kur nuk kënaqin shefin, ai ngrihet në mëngjes dhe i largon nga detyra

Eduart Ndocaj, ish-deputet

Të dashur qytetarë !
Sa herë që flitet për tranzicionin e tejzgjatur, padyshim që mendja të shkon tek klasa politike shqiptare e cila, jo vetëm që nuk instaloi demokracinë e shumëdëshiruar nga populli ynë, por zgjodhi të pasurohej në kurriz të qytetarëve dhe t’u grabiste pasurinë përmes tjetërsimit të pronave dhe zhvatjes së ekonomisë. Këto ditë po ndjekim me vëmendje zhvillimet në selinë blu.
Aty po ndodh dicka e pritshme për kontekstin shqiptar, pasi po shqyhen me njëri-tjetrin grupet që fundosën partinë e shpresës së shqiptarëve. Në krahun tjetër, është dhe më e zymtë situata. Arrestohet Lefter Koka, ish-ministri i qeverisë Rama dh për aferën e incineratorëve, ndërkohë heshtja ka pllakosur jo vetën në kupolën e ekzekutivit shqiptar, por edhe në kupolën e shtetit, pasi Koka, ka qenë dhe një nga bashkëpunëtorët e Presidentit të Republikës, Iir Meta.
Pra, “trekëndëshi i Bermudes“ nuk është thjeshtë retorikë politike, por realiteti i trishtë i kapjes së shtetit prej tre dekadash. Ish- kryeprokurori shpallet në kërkim ndërkombëtar dhe arrestohet në Romë, ndërkohë shpallja “ non gratta“ e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Berisha është fytyra e vërtetë e molepsjes dhe kontaminimit në mocalishte korrupsioni të të gjithë spektrit politik shqiptar.
Oligarkia e krijuar ën Shqipëri, është e tëra me lidhje të drejtpërdrejta ose të kamufluara me politikën, kështu që përmes kësaj skeme mafioze është arritur që shqiptarëve t‘u serviret një mode surrogato i demokracisë, ku qytetarët gjoja votojnë, por në fakt vullnetin e tyre e përcakton lavanteria e parave të pista.
Përmes kësaj tabloje shtrohet pyetja, a kemi shpresë? Padyshim! Por që të mbjellim shpresën duhet të largojmë klasën aktuale potike dhe të mos lejojmë që të përthithemi nga vorbullat e pasionit dhe të militantizmit partiak. Me vendosmërinë dhe ndjenjën e përgjegjësisë për të ardhmen e fëmijëve tanë, le ti japim fund këtij establishmenti politik të krijuar gjatë këtyre 30 viteve dhe të hapim perspektivën e afirmimit të një brezi të ri, që mendon dhe është në sintoni me vokacionet perëndimore.
E.N

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

TË FUNDIT

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt

14 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 14 prill 2024

14 Prill, 2026

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com