InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Letër në parajsë! – Nga Faik SKOPECI

9 Dhjetor, 2021
in InfoPress, Kulturë
A A
Letër në parajsë! – Nga Faik SKOPECI

I dashur vëllai im Mefail,

Shpresoj që këto fjalë që po ju shkruaj të vijnë Aty ku ndodhet Shpirti Yt, në Parajsë. U mbushën 17 vite që nuk jeni fizikisht pranë nesh. Gjatë këtyre viteve kanë ndodhur shumë ndryshime. Në prill 2005 Babai erdhi pranë teje duke na shtuar më shumë hidhërimin në shpirt. Ti e përjetësove emrin e babait tonë të dashur duke mbajtur për mbiemër emrin Ganiu. Sa krenar ndihem kur shkoj në Bibliotekën Kombëtare dhe kërkoj në skedarë librat e Tu, drejtohem tek sirtari me shkronjën “G” dhe kërkoj “Ganiu Mefail” ku janë të renditur katër krijesat e tua, katër librat që shkruajte dhe botove sa ishe mes nesh.

Lala Selimi, kushëriri ynë dhe ish kolegu yt të erdhi pranë në vitin 2011. Ishte një ikje tragjike si pasojë e një aksidenti në Prrenjas, ku shkonte çdo ditë për të qëndruar me shokët e tij. Në verën e vitin 2020 Artani erdhi pranë teje në krahun tënd të majtë. Erdhi pa e gëzuar jetën, si shumë bashkëmoshatarë e kaloi rininë udhëve të kurbetit. Dikur, gjatë verës, së bashku shkonit bashkë brigjeve të Shkumbinit për të bërë plazh. Artanit i pëlqente edhe peshkimi, por edhe atë të shkretë duhan nuk e hoqi kurrë nga goja… Eh, sa trishtim, sa dhimbje la tek prindërit, motrat dhe vëllezerit, por edhe tek në kushërinjtë. Gjatë këtij viti nga shtëpia jonë të erdhën pranë, Aty në Parajsë; xhaxhi Maksut, vëllai ynë i madh Guri dhe Gjyshja. Dhimbja dhe trishtimi ynë nuk përshkruhet me fjalë. U larguat një nga një të gjithë pa menduar se sa dhimbje na shkaktoni ne të gjallëve. Tani tek lagjia ku u rritëm dëgjohen pak zëra.

Ka vetëm heshtje. Pothuajse janë larguar të gjithë; dikush udhëve të botës në kurbet, të tjerët në Parajsë. Vëllai i madh, Guri la një amanet; librat që ke lënë në dorëshkrim të kujdesem që t’i botoj. Genti m’i vuri në dispozicion dorëshkrimet e ruajtura me kujdes dhe unë fillova nga puna për të përmbushur amanetin. Bashkëpunova në këtë “mision” me miqtë e tu; profesor Çelik Petriti, Rexhep Polisi dhe me një mik që nuk arritët të takoheshit sa ishe ndër të gjallë, me mikun tonë Bedri Blloshmi, vëllain e poetit Vilson Blloshmi.

Zoti na bashkoi të përmbushim këtë “mision”, një amanet, një shqetësim që e ke pasur vazhdimisht për të nxjerrë në dritën e botimit “krijesat” e tua të çmuara, librat të lënë dorëshkrim. Miku ynë Bedriu, kur kishte marrë në dorë poezinë tënde “Ku jeni vëllezër poetë”, kushtuar Vilson Blloshmit dhe Genc Leka, të ka kërkuar kudo, derisa ka marrë më në fund lajmin se nuk ndodhesh më midis nesh. Fati e deshi që unë të njihem me Bedriun gjatë vitit të shkuar, kjo bëri që të gjej edhe atë poezi të shkëlqyer që u kushtove Poetëve Martirë. Profesor Çelik Petriti, miku Yt i çmuar ka bërë korrektimin letrar të gjitha poezive dhe fabulave që ke lënë në dorëshkrim. Unë u befasova kur ndër poezitë që kishe shkruajtur për poetë dhe miqtë, gjeta poemën kushtuar profesor Çelik Petriti, i cili gjithashtu u emocionua shumë.

Kështu ishe Ti vëlla, vlerësoje miqësinë dhe dashurinë mes njerëzve, nuk deshe kurrë të bëje armiq. Shoku yt i kahershëm, Rexhep Polisi, me të cilin keni bashkëpunuar dhe diskutuar që në rininë tuaj, u kujdes që libri të ishte jo vetëm pa gabime, por të kishte një paraqitje grafike dhe një kopertinë moderne. Rexhepi e bëri me shumë dashuri dhe përkushtim këtë gjë. Duke të njohur Ty, kujdesej që çdo gjë të ishte ashtu siç do të të pëlqente. Librit me poezi i vendosi titullin “Lerma zemrëm të këndojë”, titullin e një poezie që është në libër. Rexhepi, gjithashtu bëri edhe parathënien e librit. Faqosjen e librit dhe kopertinën e bëri Flori Slatina, të cilin e ke njohur gjatë kohës që bëje fushatë si kandidat për deputet në zonën e Mokrës.

Në shtypshkronjën “EMAL” për përgatitjen e librit po kujdeset poetesha Moza Vasku. Moza nuk arriti t’i shkruante në kompjuter poezitë dhe fabulat e tua, pasi Ti u largove papritur, por ja Zoti na mblodhi të gjithëve të përmbushim këtë Amanet. Mefail, pas këtij libri me poezi më mbeten edhe dy libra; librin me poemën “Bajlozi i kuq”, dhe librin me fabula “Nusja e ujkut”. Do të jenë 7 “krijesat” e Tua që do radhiten në raftet e Bibliotekës Kombëtare e që do të lexohen nga brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë. Mefail, gjatë kohës që rishkruaja në kompjuter poezitë dhe fabulat kuptoja thellësinë e mendimit që ato përmbajnë. Ato nuk janë thjesht ca vargje që rimojnë, por janë përvojë jetësore, janë mendim i thellë, janë fjalë e urtë, janë këshilla për të mos gabuar dhe për të qenë njerëz të mirë. Tek krijimtaria jote është fëmijëria, kujtimet e prindërve, mendimet e moçme, aroma e vendlindjes. Mefail, vëlla, jemi krenarë me Ty!

Të Lidhura

Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!
Kulturë

Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!

5 Nëntor, 2025
Blerina Matraku vjen ndryshe dhe shumë stil në ‘Kënga Magjike’, me ‘Mama’!
Kulturë

Blerina Matraku vjen ndryshe dhe shumë stil në ‘Kënga Magjike’, me ‘Mama’!

30 Tetor, 2025
Suplementi letrar/ Poezi nga Xhesi Gavelli: Erës
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhesi Gavelli: Erës

30 Tetor, 2025
Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar
Kulturë

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar

21 Tetor, 2025
Albi Lushi nderohet me çmimin “Qiriu i Naimit” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Tetovë
Kulturë

Albi Lushi nderohet me çmimin “Qiriu i Naimit” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Tetovë

19 Tetor, 2025
Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet sërish filmi “Lejleku” në gjuhën shqipe
Kulturë

Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet sërish filmi “Lejleku” në gjuhën shqipe

6 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!
Aktualitet

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!

5 Nëntor, 2025

Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!
Kulturë

Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!

5 Nëntor, 2025

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
Bota

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

5 Nëntor, 2025

Luana Vjollca shfaqet para fansave, “spikat” gjo*ksi i saj bombastik
Show Biz

Luana Vjollca shfaqet para fansave, “spikat” gjo*ksi i saj bombastik

5 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com