Vetem ne endrra mendoja qe do te ndahesha nga ty..sa me ka mar malli,sa e veshtire qenka jeta pa prind!
Te mendoj cdo dite dhe shpesh ndihem bosh, ndihem akull sa here te te permendin emrin,dhe malli me shkrin po ne ato momente.
Sa here zgjohem ne mengjes filloj dhe me kujtohen shume gjera qe I benim bashke, telefonatat e tua qe me thoje ‘zgjohu eja pime nje kafe se tani je rritur kemi muhabete per te bere bashke’, sa here me thoje ‘une biri babit po pres diten qe te me ngresh koken dhe te me besh krenar nje dite’ me kujtohen edhe ato debatet qe benim per gjera jo te rendesishme,boh tani qe I kujtoj them sa gabime kam bere kundrejt teje,sa here nuk ta kam degjuar fjalen…dhe ti gjithmone qe thoje ‘e ke gabim’… Po bab,un isha gabim por mosha me bente qe mos ta kuptoja,kokefortesia ishte ulur kembekryq ne mua dhe mendoja qe isha ne te drejten time! E di qe me ke falur per te gjitha gabimet foshjarake qe kam bere, e di qe me ke falur per cdo gje,se ti gjithmone dije ta falje birin tend edhe atehere kur merzitia te kaplonte dhe shpesh here acaroheshe shume me mua.
Sa gjera me ke mesuar…
Bab,te falenderoj me shpirt qe me mesove mbi gjithcka qe paraja nuk eshte gjithcka ne kete bote me mesove se si te jem njeri I mire,si te duaj punen e te punoj ndershmerisht,si te mendoj e konsolidoj familjen time… E di,ne kete pike ti je shume krenar per mua qe diten kur njohe gjysmen e zemres time… Te veshtroja me kujdes se sa lumturi kishte ne syte e tu,sepse ajo vajze ishte pikerisht ajo qe ti mendoje te kisha une ne krahe…te me dashuronte sinqerisht…e te me largonte nga cdo ves e gabim…
A te kujtohet kur te thashe qe do te fejohem,ne fakt ishte dita me e lumtur e jetes time, ato grimca lumturie u shuan ashtu disi, sepse un po fejohesha pa te patur ty ne krah,krahu im I djadhte ishte shume larg meje, bekimi yt ishte mijra kilometra larg, ti nuk ishte me mua…sepse fati keshtu deshti, te ndaheshe me mua fizikisht qe te siguroje cdo gje per femijet e tu qe te jene te lumtur dhe mos u mungoj asgje…’’Sa I mallkuar ky kurbet’’, gjithmone e degjoja kete shprehje por asnjehere nuk ja dija kuptimin…deri kur ike ti,mergimtar I radhes…isha jashte Tirane duke punuar dhe ne cdo dite te punes time mendoja qe kur te kthehesha te tregoja cdo gje,si kisha kaluar,sa isha lodhur e sa veshtiesi kisha kaluar… un mezi prisja qe ditet te kalonin…ti mezi prisje qe ditet te mos kalonin te mos iknin,sepse ishe bere gati per te ikur ne nje vend te larget… Kur ma komunikove u lumturova por nga ana tjeter me mbyti trishtimi e frika se si do ja kaloja pa ty, lotet me mbyten ne ato momente pasi nuk kisha as mundesi te te percillja e te te uroja rruge te mbare!
Pikerisht pas kesaj dite te veshtire fillova te ndjej mungesen deri ne ate pike sa mendoja qofte te te perqafoja nje cast per te te treguar sa rendesi kishe per mua.
Ditet kalonin e ndersa un kuptoja me shume fjalet e keshillat e tua… Tani me vendimet e mia jane pergjesite e mia te vetme…
Sot un jam krenar per veten sepse te kam bere krenar ty, jam aty ku ti doje dhe do te vazhdoj te shkoj vetem lart qe ti te gezosh arritjet e mia…ti nderkohe rri I qete dhe mos u dorezo ne sfiden tende me te madhe,te arrish aty ku do per veten dhe per familjen tende…
Une mezi pres qe ti te me thuash ‘ja dola biri im’
Deri atehere, ta gezojme njeri tjetrin sa me shume te ndare fizikisht!
Biri yt