InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

A ta vrasim Klodian Çalamanin siç vrasim qentë e rrugës?!

20 Nëntor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
A ta vrasim Klodian Çalamanin siç vrasim qentë e rrugës?!

Nga Erl KODRA

Dhimbja që përjetuam këto ditë nuk ishte një rrufe në qiell të pastër, por një paradigmë që u rrit brenda nesh, e ushqyer prej harbutërisë tonë. Në të vërtetë, ka një dallim thelbësor mes një harbuti të vetëm që sillet si i tillë, dhe një shoqërie harbute. Një harbut dallohet prej fjalorit, sjelljes publike, ndërsa karakteristika kryesore e një shoqërie harbute është indiferenca dhe mospërfillja, vaniteti dhe dukja si qëllim në vetvete, krekosja dhe shpërfaqja boshe.

Vrasësi Klodian Çalamani është një burrë që kurrë nuk ka patur fëmijëri dhe adoleshencë. Me siguri që ai është një individ i deformuar nga dhimbja dhe vuajtja, pa qenë në gjendje të gjejë strehën që do t’i ofronte mbrojte dhe dashuri njerëzore. Ai nuk ka njohur kurrë emocione pozitive, përkëdhelje ose përkujdesje. Për Klodianin e tmerrshëm dhimbja ishte mënyra e tij e jetesës.

Unë jam i bindur se ai nuk është ndjerë keq në momentin që ka kryer krimin makabër, përndryshe, ai e ka vrarë djalin e vogël ashtu siç vritet një ketër. Klodian Çalamani i kishte kaluar 38 vite të jetës së tij në dhimbje dhe mjerim, prandaj edhe dita kur ai kreu vrasjen, për të ishte një ditë normale.

Klodianë Çalamanë ka gjithandej nëpër Shqipëri, të harruar zgëqeve të shoqërisë, aty ku nuk shkojnë kamerat e vanitetit tonë harbut. Ata (klodianët) nuk kanë IPhone, as Facebook ose Instagram – në fakt ata nuk kanë bukë të hanë – organizmi i tyre është pa vitamina dhe proteina, trupi i tyre është i mbuluar me rrecka, shtëpia e tyre ngjanë si shpellë prehistorike. Dhe nuk janë pak, por me një llogari të thjeshtë dalin diku rreth 100,000.

Këta 100,000 njerëz mund të bëhen gjithçka – që kurrësesi nuk duhet të bëhen – trafikantë, vrasës me pagesë ose përbindësha që vrasin fëmijë.

Prandaj ne jemi të gjithë harbutë, përndryshe një shoqëri harbute. Sepse nuk e prishim terezinë edhe pse një pjesë e shoqërisë – të paktën 100,000 njerëz bëjnë jetë kafshësh, njësoj si qentë e rrugës.

Hë tani – a ti vrasim këta njerëz njësoj siç vret Erion Veliaj qentë e rrugës?!

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt

14 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 14 prill 2024

14 Prill, 2026

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com