Nga Iva V. Grillo
Ministresha Bora eshte vone… Se per ku, eshte e paqarte.
Por Ministresha jone vrapon. Dhe vrapon aq shume sa qe ka harruar se per cfare eshte ne ate detyre.
Dje nje femije i pafajshem humbi jeten ne rrethana tragjike, nje histori qe do te ishte makthi i cdo prindi.
Ne nje shtet ku shfaqen e zhduken ministri sipas humorit javor te Kryeministrit, nuk eshte cudi qe nje funksionar te jete konfuz per pergjegjesite e veta, por eshte e papranueshme qe nje nepunes shteti i atij niveli te mos dije te thote dy fjale qe tregojne empati per prinderit dhe komunitetin e viktimes, pas nje ngjarje te tille.
Ne fakt Ministresha Bora dhe shoket e saj jane vertete vone.
-Jane shume vone ne krijimin e nje shteti hallkat e te cilit funksionojne
-Jane shume vone ne krijimin e nje shteti ku drejtesia jep drejtesi
-Jane shume vone ne krijimin e nje mjedisi te sigurte e te shendetshem per femijet, por edhe per prinderit qe rrisin keta femije.
Dhe vonesa Bores e shokeve te saj u kushton shume shqiptareve… shpesh here u kushton edhe jeten.













