Nga Vehap Kola
Midis mandatit të tretë të Berishës dhe mandatit të tretë të Ramës, amerikanët zgjodhën qartësisht këtë të dytin.
Të gjithë deputetët e PD që sot i shihni në foltore ose do t’i shihnit ministra, ose do t’i shihnit duke bllokuar formimin e qeverisë së Lulzim Bashës.
Prandaj, sado shkatërrimtar të duket procesi që po ndodh në PD, ai është edhe një mundësi e madhe për këtë parti.
Në fund ai do të prodhojë qartësi si për shqiptarët ashtu edhe për partnerët ndërkombëtarë.
Mbi të gjitha, PD do të dalë e reformuar nga kjo krizë.
Më shumë shqiptarë do ta shohin atë si alternativë dhe më shumë mbështetje ndërkombëtare do të ketë për një proces të pacenueshëm ndryshimi.











