InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kur nuk shporr dot regjimin, do të shporresh vetë! – Nga Ilir ALLKJA

2 Nëntor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A

Ilir ALLKJA, mjek

Si mjek, si qytetar jam çdo ditë mes njerzve, dhe ajo që më dhemb fort është varfëria migjeniane me të cilën përballen familjet e zakonshme në Tiranë, e pa dyshim dhe në mbarë Shqipërinë.

Pensionistët që vizitoj unë, janë përballë një zgjedhjeje të ashpër mes me ilaçeve për zemrën, tensionin, diabetin apo vezës e bukës në tavolinën e tyre. Agrumet, frutat e stinës janë “mollë e ndaluar” tashmë për ta.

Dikush nga ju do të tundë kartën e “shëndetësisë falas” e dikush tjetër deklaratën e ministrit Ahmetaj ndërsa del nga vetura e tij luksoze, se gjoja varfëria në Shqipëri qenka më e ulëta në raport me Evropën e botën mbarë, por e vërteta është ajo që ndodh brenda mureve të shtëpive të zakonshme të Tiranës, propaganda e ka shtëpinë tek pushtetarët.

Megjithatë ti lëmë ndjesitë personale, t’ju referohemi statistikave dhe për të qenë objektivë le të lexojmë Eurostat, si më të besueshmet në Evropë.

Ndryshe nga raportet e qeverisë socialiste Eurostat deklaron se 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie, dhe më e rënda në përjashtim social.

Janë më shumë se gjysma e familjeve shqiptare që nuk po ushqehen minimalisht, nuk po çojnë dot fëmijët në shkollat e mesme e universitete për shkak të pamundësisë ekonomike.

Për veshje ka arna e rroba gabi plot, ndërsa për jetë sociale e kulturore as bëhet fjalë.

Numri i të miturve e te rinjve që po ikin çdo ditë nga Shqipëria është frikshëm i lartë, dhe këta nuk ikin nga Shqipëria për një jetë më të mirë, jo, zotërinj! Këta ikin sepse në Shqipëri nuk kanë asnjë mjet jetese.

Ndryshe nga cfarë kanë emigruar më parë, sipas Eurostat në Shqipëri ka një fenomen të dhimbshëm, po emigrojnë edhe 40-50 vjeçarët, të cilët ndryshe nga të rinjtë ikin nga vendi i tyre për të mos u kthyer më kurrë.

Janë edhe mijëra shqiptarë që nuk gjejnë dot rrugët e mërgimit pasi nuk kanë as minimumin e parave për udhëtim, dhe këto herët a vonë kthehen nga dëshpërimi në kontigjene kriminale, nga të cilët rrezikohemi të gjithë, pa asnjë dallim.

Miq, kjo është Shqipëria e ministrave me Bentley dhe votuesve me barkun bosh.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, makinë, ambiente të jashtme dhe teksti

Të Lidhura

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com