Gazeta “Marca” zbulon para kohe renditjen e revistës franceze: “Topi i Artë është i Lewandowskit, mposht Messin”

“Topin e Artë do ta fitojë Robert Lewandowki”, të dhënat vijnë nga Spanja, ku gazeta sportive “Marca” ka publikuar tashmë renditjen përfundimtare të çmimit prestigjioz pasi javën e kaluar u mbyll votimi për gazetarët, kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve. Trofeu do të jepet më 29 nëntor, por e përditshmja iberike është e sigurtë se ka listën e duhur. Sulmuesi i Bayern Munichut ka marrë më shumë vota se Messin dhe Benzema. Asgjë për të bërë për Jorginhon, fituesin e Ligës së Kampionëve dhe të Kampionatit Evropian, i cili, sipas tyre, është renditur vetëm i pesti.

Zhgënjim i madh për Cristiano Ronaldon, i cili ka përfunduar vetëm i nënti në preferenca, i mundur edhe nga Salah, Mbappè, Kanè dhe Haaland. Për italianët vazhdon të mos jetë një moment i mirë: jashtë dhjetëshes së parë, i 11-i Gigio Donnarumma, dy pozicione përpara Chiellinit, lojtari i vetëm në top 20 që luan për një ekip italian.

KLASIFIKIMI SIPAS ‘MARCA’
1- Robert Lewandowski (Bayern Monaco)
2- Leo Messi (PSG)
3- Karim Benzema (Real Madrid)
4- Mohamed Salah (Liverpool)
5- Jorginho (Chelsea)
6- Kylian Mbappe (PSG)
7- N ‘Golo Kanté (Chelsea)
8- Erling Haaland (Bortmund)
9- Cristiano Ronaldo (Man. United)
10- Kevin de Bruyne (Man. City)
11- Gianluigi Donnarumma (PSG)
12- Luka Modric (Real Madrid)
13- Giorgio Chiellini (Juventus)
14- Harry Kane (Tottenham)
15- Bruno Fernandes (Man. United)
16- Ruben Dias (Man. City)
17- Romelu Lukaku (Chelsea)
18- Pedri (FC Barcelona)
19- Neymar (PSG)
20- Riyad Mahrez (Man. City)