InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

‘Foltoret’- farë e mendësisë së re politike, apo baltë e së shkuarës, ku mbytet e ardhmja e PD-së?!

17 Tetor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Gishtin e mesëm na e ngrenë edhe ata të cilëve u duhet ‘futur’ gishtin!

Nga Kim Mehmeti
Sa i përket mbarë shqiptarisë, vetëm shoqërisë kosovare i vjen era shumëpartiake, vetëm atje sadopak dihet çka është opozitë e çka pushtet, vetëm atje ka ndërrim të natyrshëm të gjeneratave politike e të elitave tjera dhe, vetëm atje, çmohet edhe mençuria, e jo vetëm gjindshmëria politike.

Ndërkaq Shqipërinë dhe shoqërinë e shqiptarëve të Maqedonisë, ende i drejton dhe i mbanë peng mendësi e Partisë së Punës, sipas së cilës, e mira e vendit dhe e popullit, është e barabartë me atë të drejtuesit të partisë. Dhe andaj. në mëmëdhe dhe te shqiptarët e Maqedonisë, çdo gjë është ndalur në fillim të nëntëdhjetave, kështu që edhe nëpër mitingjet e sotme parazgjedhore, ‘promovohen’ deputetë, kryetarë të komunave dhe burrështetas të përjetshëm partiak.

Duke mbetur Shqipëria në duart e Partisë së Punës, por tani të ‘ribrenduar’ si PS-së, nuk është për të çuditur kur dëgjon se Kryeministri i saj, ka në planë ta pushtojë edhe hapësirën qiellore mbi Shqipëri, duke dërguar drejtë saj satelitë. Për çka shumica prej nesh qeshen, duke harruar kështu se Piktori atë do: të vrapojmë të qeshur, pas talljeve që ai ia bënë shqiptarisë!

Pra duke mbetur peng e mendësisë enveriste, Shqipëria edhe prodhon burrështetas të cilëve kur ua pështynë njërën fytyrë, ata ta kthejnë tjetrën, të cilët kanë portet demokrati, por me fizionomi të diktatorit, që në mulli sillen si mullinxhi, në koncert si solo këngëtarë, në shesh xhirimi të porno filmave si porno yje…, pra që janë si të gjithë ne, ngaqë pa votën tonë janë kurrkushi.

Po pra, shumica e politikanëve që prodhon shqiptaria e sotme, nuk janë as atë që thonë kritikët e tyre për ta, as të atillë siç i përshkruajnë mbështetësit e tyre, e aq më pak siç ata e përshkruajnë vetveten, por janë ekzibicionistë të ngjashëm me Piktorin, të cilët mbijetojnë duke e bërë vendin gropë septike ku derdhet mendësia enveriste, në kohë demokratike.

Dhe fatkeqësia e Shqipërisë nuk është vetëm pse ajo drejtohet nga mendësia politike enveriste, nga mendësia që e dinë si forcohet partia, por jo edhe si bëhet shteti e si mbrohet populli, por pse ajo u bë atdhe e krimit dhe e pabanueshme për ata që besojnë se, jo ndërtuesit e ferrit, por të moralshmit e të ndershmit, mund ta murojnë parajsën e kësaj bote.

Në ndërkohë, përderisa Piktori i bënë gati raketat me të cilat do e pushtojë gjithësinë, Doktori, me ‘Foltoret’ e veta, e vazhdon betejën e vet kundër kryetarit aktual të PD-së, të cilat ‘Foltore’ është e vështirë t’i përcaktosh nëse e shpërfaqin fytyrën e ndritur të kësaj partie, apo plehun e saj politik të grumbulluar gjatë tri dekadave të shkuara.

Dhe kur jemi te këto ‘Foltore’, pa dyshim se ato tregojnë si duket prijës i lindur me aurën e drejtuesit, siç është Doktori, por i cili të lë përshtypjen se nuk e ka kuptuar që shtëpiari i mirë, i lë pasardhësit e vet lirshëm të mbyten në gabimet e veta, i vetëdijshme se duhet ata të mësohen të jetojnë pa të.

Po pra, këto ‘Foltore’ e shpërfaqin edhe fytyrën e drejtuesit aktual të PD-së, të cilit, siç duket, askush nuk i ka treguar se kurrë nuk mund të bëhesh prijës i kolonës, nëse të tjerët ta rreshtojnë atë, si dhe, nëse nuk ke guxim që të marrësh autorësinë edhe për bëmat që të detyrojnë t’i bësh.

Sidoqoftë, ajo që duhet thënë që tani lidhur me këto ‘Foltore’ është se në masë të madhe, nga Doktori do varet nëse ato do prodhojnë vlera të reja, me çka edhe do bëhen farë nga do mbijë bima e mirë e një mendësie të re politike, apo nëse ato do mbisundohen nga britmat ‘Eja Doktor dhe na e shpëto Shqipërinë’, me çka do bëhen baltë e së shkuarës, ku do mbytet e ardhmja e PD-së, baltë e ngjeshur nga mendësia se lideri është i barabartë me partinë, e partia baras me shtetin e popullin.

Pra nëse këto ‘Foltore’ kanë për qëllim vetëm rrëzimin e kryetarit aktual të PD-së dhe ardhjen e Doktorit në krye të saj, atëherë që tani mund të thuhet se është bërë shumë zhurmë për asgjë punë dhe se, do fitojë e shkuara e kësaj partie, e shpërfaqur nëpërmjet fytyrave të ‘tritanëve, ristanëve, ndokave, nishanëve…’, të atyre që PD-ja ua dha të gjitha, e ata nuk i ngiu asgjë.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026

9 Prill, 2026

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com