MBRESA NGA NJË VEPRIMTARI
Kaloi mbi njё vit qё Kolё Progni kaloi nё amshim. U ngjit atje lart, nё qiell, plot krenari pёr jetёn e tij toksore, ashtu siç dinё tё ngjiten burrat me mend. Se kur na vjen kjo ditё nuk e dimё, dhe mirё qё nuk e dimё, por pёr kёtё ditё duhet tё pёrpiqemi dhe pёrgatitemi vazhdimisht. Kёshtu bёri dhe ja arriti, profesori i nderuar Kolё Progni. Nuk e donim, asnjё besoj, qё tё vinte kjo ndarje kaq pa pritur, kaq e shpejt dhe pa pasur mundёsi qё ti bёhej njё pёrcjedhje e merituar, ti hillej njё grusht dhe mbi arkmortin nё banesёn e fundit tё tij.
*Kjo ditё gushti…*
Nё njё ditё gushti tё kёtij vitit, nё ’’Orlando’’, njё mjedis nga mё tё mirёt nё qytetin tonё, mblidhen shumё burra e gra, intelektual e njerёz tё thjeshtё, tё rinjё e tё reja. Ata vinё nga, Shkodra e Dukagjini, Nikaj-Mёrturi e Tropoja, nga Tirana, nga Gjakova e vise tё tjera tё Kosovёs, vinё miq tё shumtё nga tё gjitha vendet ku profesor Kola ka punua
*KOLË PROGNI 1944-2020*
Nё kёtё ditё Kolё Progni mbushi njё vitё qё ёshtё ndarё nga jeta, por ka edhe njё publikim tё njё vepra studimore pёr Nikaj-Mёrturin studimi mbi tё cilin kishte hedhur mendimet dhe fjalёt e fundit, por nuk arriti qё ta shikonte tё botuar. Kjo e bёri kёtё veprimtari edhe mё tё dhimshme por edhe mё optimiste. Salla ёshtё mbushur plot. Ka vёmendje tё madhe, por nuk mungojnё duartrokitjet e falnderimet, kujtimet, vlersimet pёrjetёn dhe punёn e Prof. Kolё Prognit. Sjellin kujtime e vlerёsime bashkёpunёtor, shokё e miq, intelektual, bakёkrahinarё, mёsues e ish nxёnёs tё profesor Kolёs.
Fran Ukicama nё pёrshёndetjen e tij thotё midis tё tjerash se ka monumente, lapidarё, harqe triumfi, muze, qё ngrihen nё mermer, por qё i bjerr koha, i mbulon bloza,hirii harresёs,por kamonumente qё shkriuhen me frymё, shpirt, fjalё, vepramonumentale qё kurr nuk zbehen, jetojnё nё breza, shkёlqejnё nё kalim motesh. E tillё ёshtё dhe mbetet jeta e Kolё Prognit. Kolё Progni mbetet njё Ershell legjendar. Ai, lavdinё e firmosi me qindra botime, qindra referime, me dy botime tё karakterit enciklopedik. Ai hyri vrullshёm dhe mbeti mriz nё his
*Nё Shpellёn e Jubanit*
E studiuesi Gjokё Sokoli nga Gjakova, por edhe miku i prof. Kolёs, kujton ditёn kur u takuan nё vitin 2020, pak kohё pёrpara se tё ndrronte jetё dhe i drejtoi pyetjen: Ҫka tё ka shtyrё pёr tё studiuar Alpet dhe zonёn e Nikaj-Mёrturit, dhe pёrgjigjia ishtё: ’’…vendlindja nё Alpe, dashuria per mjedisin ku jam lindur, per traditat, per vuajtjet qё pёrjetoi kjo trevё e Malёsisё sё Gjakovёs. Nё kёtё drejtim mё ka shtyrё edhe Universiteti pёrgjeografi. Gjithashtu pasioni dhe nxitja qё tё punoj nё kёtё drejtim janё edhe studiuesit shqiptar si Pandi Gaqo, dhe veçanёrisht studimet e Franc Nopçёs me mbi njёqind vepra pёr Shqipёrinё. Kёta por edhe tё tjerё mё nxitёn qё tё jap edhe unё njё ndihmesё. Veçanёrisht u frymёzova qё tё punoj dhe ndriçoj, sa tё mundem, rrёnjёt e trevёs Nikaj-Mёrturi…’’.
Nё çdo rresht tё kёsaj monografie tё Kolё Prognit, pёr Nikaj-Mёrturin, shikohet qartё pёrkushtimi i tij dhe atdhetarizmi, i kёtij studiuesi tё pashoq, i cili pati aq durim dhe dashuri pёr tё kontribuar me kёtё libёr kaq voluminoz dhe me vlerё qё e bёn lexuesin pёr vete. Profesor Kolё Progni shkruajti librin pёr Nikaj-Mёrturin ’’Nderi i Kombit’’, dhe vetё ёshtё dhe do tё mbetet ’’Nderi i Nikaj-Mёrturit’’, do tё pёrfundonte fjalёn e tij gjakovari Gjokё Sokoli.
Ndërsa Dr.Dedё Qokaj shkruan:
’’Sot do tё kishim dashur kjo akademi e merituar, tё ishte nё sinkron me profesorin e Alpeve Shqiptare, qё tё na shihte dhe ta shihnim sy pёr sy, qё vepra e tij e pavdekshme tё frymonte bashkё me ne, Hyji i Gjithёpushtetshёm i vendos vetё ditёt dhe vitet tona. Ai iku atje ku shkojnё tё gjithё vdekatarёt, por la pas njё trung familjar tё mrekullueshёm, dhe njё vepёr shkencore qё do tu shёrbejё shumё brezave si burim i pёrhershёm reference’’. Dhe zoti Qokaj do tё vazhdonte se nё kёtё monografi tё Profesor Kolёs rrezatojnё tёra ngjyrat e ylberit, gjeografiko-shkencore tё Tij nё disa fusha si, gjeograf i talentuar, historian, biolog, etnograf, folklorist, alpinist dhe eksplorator i Alpeve, onomasticien i kujdesshёm, leksikograf, bibliograf, fotograf, speleolog, etj, e duke e mbydhur ligjerimin e tij zoti Dedё Qokaj jep vlerёsimin e meritur pёr profesor Kolёn me fjalёt: ’’…punove nё mёnyrё tё pёrkryer.
Kolё Progni krahas punёs mёsimore, rrugtoi nёpёr Alpet Shqiptare duke bёrё afёr 7000 km nё kёmbё. Dhe kjo ёshtё njё veçori qё nuk e ka arritur asnjё studiues i Alpeve deri nё sot.
Maria.
Nё kёmbё, nё krah tё tavolinёs kryesore, qёndron e heshtur Maria, bashkёshortja e Kolё Prognit. Ajo nuk pranoi, mё mirё me thёnё mundi tё pёrbadhojё uljen pёrbadhё atyre njerёzve nga pёrmallimi dhe ku mungonte pёrgjithmonё prania fizike e bashkёshortit tё saj. Disa herё u ngrit nga vendi ku qёndronte Gjin Progni pёr tё bёrё tё mundur qё edhe Maria tё ulej nё tavolinёn kryesore tё kёsaj akademie pёrkujtimore dhe shkencore, por nuk qe e mundur. Edhe aty ku kishte zёn vend nuk qendronte ulur por gjatё gjithё kohёs nё kёmbё. Nё dorё mbante njё shami me tё cilёn herё fshinte lotёt, herё fshinte djersёt, pavarёsisht se mjedisi ishte i frekёt. Secilin qё merrte fjalёn e dёgjonte plot vёmendje. Pёrkrah saj kishte disa njerёz, por veçanёrisht kunati i saj, vёllai i vogёl i Kolёs, Marku, i cili kishte ardhur posaçarisht pёr kёtё veprimtari nga Greqia ku jeton.
Momente tё paharrueshme ka shumё, thot Maria, kur e pyeta pёr ndonjё gjё tё veçantё tё Kolёs, por po pёrmend ndonjё tё pa pёrmendura. ’’Fёmijёt e tё gjitha moshave e kanё dashtё e respektue shumё, por edhe ky i ka dashtё shumё, p.sh. gjatё vjeshtёs nё Tamare i binin fruta, e ai ju thoshte, leni tek tavolina dhe nё fund tё mёsimit i thoshte kujdestares sё klasёs, ndajua tё gjithve, ose kur kalonte Kola e linin lojёn me top dhe e rrethonin e bisedonin metё. Ka rastisё me shkue miq nё familjet kojshi me ne, dhe pёr tё liruar dhomёn, fёmijёt i sillnin tek ne, kaq shumё e donin Kolёn sa nganjёherё ndonjёnjёri i thoshte a bahem çika (djali) e xhaxhi Koles pёr gjithёmonё, etj. Asnjё herё nuk ngopej kur shkonte mik, kjo jo se nuk kishte ushqim nё sofёr apo tavolinё, por pёr tё respektuar familjen dhe nga ana tjetёr njihte mirё gjendjen ekonomike tё familjeve. Nuk kishte qejf me hagёr njё gja tё mirё vetem, pa miq. Shpesh thoshte qё miku asht tanё nafakё’’. etj.
*Marie dhe Kolё Progni*
Megjithё vёshtirёsitё psikologjike nga humbja e bashkёshortit, Maria, ju pёrvesh punёs qё tё organizonte pёrgatitjen dhe botimin e librit qё Kola kishtё lёnё gati. Ju gjetёn pranё Gjini Progni, kushrini i parё i Kolёs, vёllezёrit e Maries, Kadri Fikaj shok e dashamirё i Kolёs, shtёpia botuese ’’Fjorentia’’,etj. Maria, nё bashkёpunim me tё afёrm tё Kolёs, kishin merak dhe donin qё libri tё dilte nё datёn qё Kola u nda nga jeta, por edhe pёr tё organizuar njё pёrkujtimore nё kёtё ditё pasi kushtet e pandemisё nuk e lejuan qё tё pёrcillej nё ditёn e varrimit siç e meritonte. Ky objektiv u realizue shumё mirё.
Maria ёshtё bijё e Shoshit fisnik. Janё njohur me Kolёn rastёsisht nё Breglumi-Shalё. Nё kёtё moment, Kola ishte me njё shok tё tij nga Shoshi, Gjon Shtegun. Maria ka dajat nё Mёrtur dhe kёta pastaj kanё ndihmuar afrimin e tyre dhe lidhjen e martesёs. Kanё jetuar bashkё pёr 47 vjet. Njё çift model.
Nё mbydhje tё kёsaj veprimtare Maria pёrshёndeti dhe falnderoi tё pranishmit me fjalё zemre.
*Biblioteka dhe arkivi*
Nё shtёpinё qё kanё banuar, nё njё nga dhomat mё tё mira, ёshtё njё bibliotekё dhe njё kabinet punё shumё i sistemuar, i plotё pёr tё studiuar. Gjithё faqja e dhomёs ёshtё e mbushur me libra, tё vendosura bukur, tё mundura pёr tu orjentuar shpejt pёr gjetjen e librit tё kёrkuar.
Vёllezёrit Dodё e Kolё Progni
Afёr 2000 libra janё nё fondin e kёsaj biblioteke. Tavolina, kompjuteri, harta, fotografi tё ekspozuara nё faqet e murit, kudo nёpёr shtёpi, sirtarё tё mbushur plot me fotografi e negativa. Arkivi i Kolё Prognit ka mbi 20.000 foto bardh e zi dhe me ngjyra, CD etj. Unё kujtoj njё takim nё Theth, nё fillim tё viteve ’90, kur u futёn nё masё fotot mё ngjyra. U takuam dhe pyetёm dhe uruam njёri tjetrin. Ishte me njё çantё nё dorё. E pyes se pёr ku ishte nisur. Ai mё thotё se do tё shkontё nё Bjeshkёt e Majapejёs, mё shumё pёr tё bёrё disa foto mё ngjyra. Kam shumё foto bardh e zi, por do tё pёrpiqem qё ti dubloj me ngjyra. Studiues i palodhur, skrupuloz shumё i vёmendshёm. Profesor Kolё shkaj nё amshim por ka lёnё pas njё pasuri tё madhe intelektuale. Pёrvç botimeve tё publikuara ka lёnё pothuaj gati pёr botim 1.Njё jetё nё Alpe, 2.Toponime tё Alpeve, 3.Lexime Gjeografike, 4.Album fotosh bardh e zi dhe me ngjyra.
Fjala e pa thёnё…
Gjin Progni, kushriri i parё dhe shumwdashamirw, nё ditёt e ndarjes nga jeta tё Kolёs, nё njё elegji shumё prekse shkruante:
’’…T’tanë ditën shkulma zjarr-dielli mora me djegë vdekjen,
Se nuk duroj gjamë në sinorët e dheut tim,
Por vdekja s’paska vdekje vëllau im, o vlla.
Që sot, me vdekjen n’gjak do jem përjetë vëllau im, o vëlla… ’’
E poeti Marash Lekndreaj, ato ditё qё Kolё Progni mbydhi pёrgjithmonё, nё njё elegji shumё tё ndjerё dhe tё thellё, nё mes tё tjerash do tё shkruante:
’’…Diell i nadjes, a i mbramjes,
A loton e bukra hanë,
Për kë ishte loti i fundit,
Cila fjalë të mbet pa thanë?…’’
Nё vendlindje
Njeriu nё jetё ka shumё takime, pёrdorё shumё fjalё, sa qё ndonjёri mund tё mendojё se i ka dёgjuar tё gjitha, por poeti, mbase, ose tё paktёn unё kёshtu mendoj, e ka fjalёn pёr njё fjalё qё vёrtetё i mbeti pa ju thёnё. Ёshtё ajo fjalё qё do tё dёshironim tё gjithё qё ti thuhej, por jeta ёshtё e till dhe duhet ta pranojmё. Kjo ёshtё fjala ’’babё’’. Çifti Kolё e Marie nuk patёn trashёgimtar, njё brengё e madhe pёr kёdo qё formon familje. Por Kolё Progni la njё trashёgimi tё madhe e tё pazevendёsueshme me punёn e tij. La njё trashёgimi tё pavdekshme me mendjen e tij, me dorёn etij, me pendёn e tij. Ai la njё trung familjarё shumё tё mirё me burra e burrnesha, me djem e vajza, intelektual dhe puntorё tё talentuar, e qё Kola do tё jenё i pranishёm gjithmonё nё mendjen dhe zemrat e tyre.
***
Po mё pёlqen ta pёrsёris njё pasazh nga çfarё kam shkruar pёr Kolё Prognin nё ato ditё qё u nda njё jeta. ’’Ai, do ti mungojё kabinetit tij tё punёs, tavolinёs sё intelektualёve, tavolinёs sё kuvendimit shoqёror, odёs malsore, bjeshkёs e vrrinit, malit dhe fushёs, nxёnёsit dhe studentit, gëzimeve dhe hidhërimeve, bisedave plot humor e dashamirёsi, do tu mungojnё pleqёve nё takime tё rastёsishme dhe tё planizuara, do tё mungojё nё studio e para kamerave a mikrofonёve, nё sesione e trajtime shkencore, nё promovime librash, e shumё e shumё tё tjera. Por Profesori do tu mungojnё atyre qё mёndjen dhe zemrёn ua pati vёnё nё dispozicion, Alpeve Shqiptare. Kjo vetёm fizikisht’’.
Po i mbyllё kёto mbresa me disa vargje tё zotit Marash Lekndreaj
’’…Profesor, pusho i qetë,
Shpirti yt i gjanë si det,
Si fllad bjeshke ke me mbet,
T’çon Zoti, ku t’duash vet…’’
***
Nё mbydhje tё kёsaj veprimtarie pёrkujtimore dhe promovuese, Dr.Mhill Gecaj kryetari i shoqatës Nikaj-Mërtur, i ka dorëzuar bashkëshortes Marie, titullin; Kolë Progni – “Nderi i Nikaj-Mërturit”.
(në foton e parë autori i shkrimit Luigj Shyti, në foton e dytë Kolë Progni me bashkëshorten Mari & kushrinin Gjini).