InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Puka e papërfaqësuar prej disa legjislaturash në Kuvend, reagon ish-kandidati Hasani: Hambar votash për të tjerët, ndërkohë që pas zgjedhjeve, kemi vulën e braktisjes së madhe

18 Shtator, 2021
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Puka e papërfaqësuar prej disa legjislaturash në Kuvend, reagon ish-kandidati Hasani: Hambar votash për të tjerët, ndërkohë që pas zgjedhjeve, kemi vulën e braktisjes së madhe

Lodovik HASANI, ish-kandidat i PD, Pukë

Të dashur, vëllezërit dhe motrat e mi pukjanë!

Para ca ditësh nisi punimet Kuvendi i ri i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar kështu për disa legjislatura radhazi mungesën e përfaqësuesve pukjanë, të cilët pavarësisht bindjes politike, do të ishin zëri i halleve dhe problemeve të shumta të këtij komuniteti fisnik.

Puka, si një trevë me një potencial njerëzor të admirueshëm, që ka nxjerrë intelektualë të fushave të ndryshme, djem dhe vajza të përkushtuara në afirmimin e vlerave profesionale dhe humane, sot, ndjehet e papërfaqësuar, pasi qasja e votuesve pukjanë në raport me sistemin dhe truket e tij, është në papërthueshmëri të plotë, duke bërë që zgjedhësit të orientohen “gabimisht“ dhe duke lënë të paparfaqësuar veten e tyre.

Kjo mungesë e përfaqësuesve pukjanë në tempullin e demokracisë prej disa legjislaturash, sigurisht që ka sjellë dhe pasojat e saj, duke bërë që Puka të mos dëgjohet dhe të mos trajtohet asnjë problematikë që i adresohet këtij komuniteti me halle të mëdha dhe probleme të shumta.

“I Zoti e di ku i pikon catia“, ndaj dhe askush më mirë se pukjanët, pavarësisht siglës partiake, nuk do ngrenë në asnjë kohë shqetësimin real të banorëve të kësaj treve, ndër më të varfrat në vend.

Të vjen keq, që gjithnjë jemi shndërruar në hambar votash për të tjerët, ndërkohë që pas zgjedhjeve, kemi vulën e braktisjes së madhe.

Të dashur vëllezërit dhe motrat e mi!

Zgjedhjet e 25 prillit, që kulmuan me këtë fenomen, duke mohuar veten tonë dhe duke i dhënë zë kulturës së tjetërsimit të përfaqësimit, le të jenë një këmbanë zgjimi për legjislaturat e ardhshme, ku zgjedhësit pukjanë të mos davariten dhe të shkërmoqen në vota pa domëthënie reale përfaqësimi, vetëm e vetëm për të përmbushur oreksin e shefave apo dhe të matrapazëve dhe pazarxhinjve të votave, por t’i japin sens dhe vlerë vullnetit të tyre, duke u ngritur në stadin e një shoqërie të civilizuar dhe të përgjegjshme për përfaqësuesit e vet.

Përzemërsisht, Lodovik HASANI

Të Lidhura

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com