Shpetim Axhami-Kryetar i PLL
Diktatura dhe izolimi, keqqeverisjet duke sjellë mungesë të stabilitetit ekonomik, politik dhe social kanë bërë që shqiptarët të largohen, vendi ynë të shpopullohet e popullsia të plaket.
Ky fenomen i largimit të shqiptarëve, me përmasa të tilla filluar si sot 30 vjet më parë por i paraprirë edhe prej arratisjeve pas vitit 1944 e përgjatë viteve të diktaturës, vazhdon në forma nga më të ndryshmet deri më sot.
Kjo fatkeqësi kombëtare ju ka interesuar dhe është stimuluar gjithmonë edhe prej qarqeve të jashtme antishqiptare.
Shumica e shqiptarëve duhet të largojnë nga qeverisja dhe drejtimi i tyre ata që ju kanë shkaktuar e po vazhdojnë të ju shkaktojnë këto largime e për të mos u larguar ata vetë nga toka e tyre e bekuar.
Shteti, politika e kushdo tjetër duhet të vlerësojmë shumë më tepër në të gjitha drejtimet këtë situatë që këtij fenomeni të i vij fundi e shqiptarët të e gjejnë veten e tyre të qetë e komod në atdheun e vet.??











