InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga Erl Kodra: Partia Demokratike, përmbledh shpresën dhe ëndrrën e miliona shqiptarëve, Rrënjët e PD-së, janë tek ata që besuan tek Liria dhe Demokracia, që përmbledh gjakun dhe ëndrrat e një populli për liri dhe besim në Zot

6 Gusht, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Nga Erl Kodra: Partia Demokratike, përmbledh shpresën dhe ëndrrën e miliona shqiptarëve, Rrënjët e PD-së, janë tek ata që besuan tek Liria dhe Demokracia, që përmbledh gjakun dhe ëndrrat e një populli për liri dhe besim në Zot

-Nga Erl Kodra: Partia Demokratike, përmbledh shpresën dhe ëndrrën e miliona shqiptarëve, Rrënjët e PD-së, janë tek ata që besuan tek Liria dhe Demokracia, që përmbledh gjakun dhe ëndrrat e një populli për liri dhe besim në Zot/ Yuri Kim është një diplomate e përkohshme, Partia Demokratike është e përhershme…

Yuri Kim kishte shkruar një editorial për shqiptarët (Panorama, 04/08/2021), me titull “Rruga përpara për marrëdhenien SHBA-Shqipëri”. Me gjithë përpjekjet e Ambasadores për të shmangur gjuhën e papërshtatshme, në të vërtetë teksti tejkalonte limitet e sjelljes për një diplomate, qoftë kjo edhe Ambasadore e Shteteve të Bashkuara.

Opozita shqiptare është Partia Demokratike, forca e vetme politike në Shqipëri që ngërthen shpirtin opozitar të një populli të gjymtuar, kundër të cilit është kryer gjenocid politik nga Partia e Punës, sot Partia Socialiste. Për 45 vite me radhë shqiptarët që kanë guxuar të kundërshtojnë PPSH dhe terroristin Enver Hoxha, e kanë paguar me jetë çdo grimë opozitarizmi, ndërsa familjet e tyre janë zhytur në një cikël të tmerrshëm dhune – në kampet më famëkeqe të burgjeve në planet. Plagët tona akoma janë të freskëta, kurse shumë martirë të asaj ploje nuk prehen ndër vorre. Si në asnjë vend të botës, këto mizori nuk janë dënuar nga gjykatat vendase ose ndonjë gjykatë tjetër ndërkombëtare.

Partia Demokratike nuk është thjeshtë një parti e sistemit politik, siç rëndomë mbushin spektrin parti të vogla me emra sygjestionues, por ajo përmbledh shpresën dhe ëndrrën e miliona shqiptarëve përgjatë dhjetra dekadash. Rrënjët e Partisë Demokratike janë tek ata që besuan tek Liria dhe Demokracia – tek vlerat më të mira të humanizmit – tek vlerat që mbrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me mijëra shqiptarë që janë përballur me togat e pushkatimit – breg ndonjë përroi të shkretë – në çastin e fundit kanë thënë: Rroftë Shqipëria e Lirë, rroftë demokracia, rroftë Amerika!

Në këtë kuptim, nuk mund të ketë një parti politike në planet si Partia Demokratike, sepse ajo përmbledh gjithë humanizmin, shpresën, vuajtjet, gjakun dhe ëndrrat e një populli për liri, demokraci dhe besimin në Zot.

Kur dikush flet për Partinë Demokratike, qoftë edhe Ambasadore e Shteteve të Bashkuara, duhet të mendohet mirë, sepse përndryshe po flet për gjysmën e shqiptarëve që akoma nuk i kanë mbyllur plagët e së kaluarës së tmerrshme, kur partia e terroristit Enver Hoxha kishte zbritur ferrin në tokë. Për më tepër, kur merr anë – dukshëm në mbështetje të njërës palë – në dëm të vlerave demokratike dhe pluraliste.

Shtetet e Bashkuara janë një vend i madh, por edhe aleatja më e madhe e shqiptarëve në planet. Ky është një fakt i padiskutueshëm, i provuar qysh në fillimet e Shekullit të XX. Shtetet e Bashkuara e dinë mirë se themeli i kësaj aleance janë shqiptarët e djathtë, baballarët e atyre që sot janë baza e Partisë Demokratike. Është e pamendueshme që të ekzistojë miqësia shqiptaro-amerikane pa Partinë Demokratike – por po ashtu – është e pamendueshme të ekzistojë demokracia shqiptare pa Partinë Demokratike. Nëse rrënjët priten – lisi thahet.

Rrënjët e Partisë Demokratike janë në themel të miqësisë shqiptaro-amerikane, ndërsa rrënjët e Partisë Socialiste janë në anti-amerikanizëm. Enver Hoxha dhe Partia e Punës (sot Partia Socialiste) ngriti një shtet terrorist që asgjësoi vlerat e humanizmit – pikërisht ato vlera mbi të cilat janë ngritur Shtetet e Bashkuara. Historia e 75 viteve të fundit është e mbushur me prova të pakundërshtueshme, që provojnë në mënyrë eksplicite këtë pohim. Prandaj askush mbi faqe të dheut nuk mund të shprehet në këtë mënyrë kundër Partisë Demokratike, përfshirë edhe Ambasadoren Yuri Kim.

Shtetet e Bashkuara janë një demokraci e madhe, që përballet rrotull botës me qeveri armiqësore dhe individ armiqësor. Përgjithësisht qeveri të tilla janë të njohura, por edhe individët që punojnë kundër Shteteve të Bashkuara, gjithashtu. Por këtu duhet bërë një parashtrimin tjetër, se demokracia funksionon përmes parimeve, ndërsa autokracia përmes direktivave. Nëse parimi është i njëjtë për të gjithë – atëherë Edi Rama është armiku i demokracisë që qeverisë me pushtet të vjedhur.

Provat e krimeve të Edi Ramës – siç janë krimet e korrupsionit, lidhjet me krimin e organizuar dhe blerja e pushtetit përmes tij – janë të njohura botërisht, që vetëm Yuri Kim nuk i sheh. Sigurisht që ky është një problem i madh për Shtetet e Bashkuara dhe për vendin tonë, që kanë dërguar në Shqipëri një diplomate të tillë, por kjo nuk do të thotë se bash për këtë fakt duhet sakrifikuar Partia Demokratike.

Yuri Kim është një diplomate e përkohshme, ndërsa Partia Demokratike është e përhershme. Ajo mishëron frymën dhe shpresën e shqiptarëve për parime demokratike, por edhe themelin mbi të cilin është ngritur aleanca strategjike me Shtetet e Bashkuara. Pa Partinë Demokratike aleanca me SHBA-të vihet në pikëpyetje. Në këtë kuptim, askush nuk mund të shkelë mbi parime të shenjta – siç është liria dhe demokracia, barazia para ligjit dhe të drejtat e njeriut. Këto janë parimet e shenjta të Partisë Demokratike. Po ashtu edhe të Shteteve të Bashkuara.

Shënim:

Ftoj të gjitha mediat e shkruara ta publikojnë këtë shkrim, ashtu siç publikuan editorialin e Yuri Kim, përfshirë edhe gazetën Panorama. Gjithashtu e mirëpres çdo shpërndarje të këtij shkrimi nga ana juaj.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com