InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

?Krushq n’derë t’hasmit!

30 Korrik, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
?Krushq n’derë t’hasmit!

Nga Mevi RAFUNA

Ata vranë, prenë dhe masakruan deri edhe foshnjat në barkun e Nanës, vranë fëmijet në djep, invalidë e pleq…Rama duhet t’u kërkojë llogari…

Mos të futem thellë në histori në raportin me shqiptarëve dhe sllavëve në veçanti serbëve. Vetëm të ndalemi në dekadën e fundit, luftën e Kosovës. Këtu u bë qa s’duhej t’bëhej.

Qenia njerëzore nuk do i bënte ato krime. Por në një poezi timen për eksodin e 99′ shkruaj “ata dukeshin si njerëz por nuk ishin njerëz”. Dhe kështu ata vranë, prenë e masakruan deri edhe foshnjat në barkun e nanës. Vranë fëmijet në djep, dhunan seksualisht në sy të familjes, fëmijë,gra e burra.

Vranë pacientë shqiptarë nëpër spitale, invalidë e pleqë që nuk donin apo nuk mundnin t’i lenin shtëpitë. Vranë edhe bagëtitë, kafshët shtëpiake, vrarë e shkatërruan çdo gjë që ju dilte përballë, banë shkrumb e hi gjithë shtëpitë, e pronat shqiptare sepse donin ta zhduknin përfundimisht nga faqja e dheut Qenien Shqiptare.

Për fat të keq politikanët tanë pas lufte; ishin të zënë në luftën e egër për pushtet dhe harruan ta pregadisin një padi për Gjenocidin Serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Sot para botës Kosova shihet fajtore sepse ashtu është krijuar perceptimi, sepse diplomacia serbe ka punuar dhe punon së bashku me akademinë serbe, që shqiptarët para botës t’i paraqesin si shpellarë e terroristë,e si fajtor për krisjen e luftës në Ballkan.

E që në realitet është e kundërta por realitetin dhe të vërtetën askush se Njeh. Madje më ka ndodhur shumë shpesh në faqe ndërkombëtare, që jam grindur me serbët virtualisht sepse assesi nuk e pranojnë atë çfarë aparati i tyre shtetëror ka bërë në Ballkan.

Duke u munduar që krimet e tyre t’i prezantoj me argumente, Facebook-u më ka bllokuar më shumë se pesë herë radhazi. Të ndalemi pak sot te ajo çfarë ndodhi në Shkup.Open Balkan marrëveshje e nënshkruar nga tre udhëheqësit shtetëror të Shqipërisë,Serbisë dhe Maqedonisë.

Të ngazëllyer deri në ekstazë tre autokratët Rama,Vuçiç dhe Gruevski na e shpalosën idenë e tyre ‘progresive’ e cila si me magji do i zgjedh gjithë problemet ekonomike, politike dhe ndërshtetërore. Dështimin e tyre me keqqeverisje, korrupsion, krim,drogë etj, për mospranim në BE, tani na e japin në një version ndryshe, një ‘shpikje shekullore’ e tyre që që quhet Open Balkan.

Tani më s’do të ketë as keqqeverisje, as korrupsion, as krim, as drogë, tani na pret Parajsa Ballkanike e cila për ideator ka këto tri personazhe. Çështë më e keqja kryeministri i shtetit shqiptar,i cili duhej të ishte garancë për shqiptarët kudo që janë, as që i bie në mend njëherë në jetën e tij, t’i kërkoj llogari Vuçiçit, për Gjenocidin ndaj Shqiptarëve në Kosovë.

E as që i kujtohet t’ia thotë Gruevskit se shqiptarët e Maqedonisë trajtohen si sende e jo si njerëz; se akademia sllavo maqedone në librat e saj i paraqet shqiptarët me prejardhje shimpanze. Vetëm këto dy çështje; nëse Rama do kishte pak ndjenjë patriotike s’do e lejonin sot të qaraveshej nëpër Shkupin e lashtë dardan, por jo as që i kujtohet as që i bie ndërmend.

Ai për Kosovën bëhet ‘patriot’ vetëm kur do t’i prish asaj punë në arenën ndërkombëtare. Kështu, me vendimin e sotëm ja mundësoi Serbisë andrrën shekullore daljen në det, e kjo nga do i bie, nga Kosova??

Kosova ende pikon gjak dhe lotët e nanave ende janë të freskët. Mbi njëmijë shqiptarë ende nuk dihet ku janë. Vuçiç me aleatët e tij bënë ç’mos që bllokoj Kosovën, deri në paralizimin e saj dhe mosfunksionimin e saj si shtet.

Dhe kjo për Ramën është krejt normale sepse si mund të prishet miqësisa sllavo-komuniste nga kasta politike e Tiranës. Mjerisht kjo frymë jo vetëm në rrethin e kësaj kaste politike është prezente, madje kjo frymë dominon edhe tek shumë qytetar nga shteti shqiptar…

Kishte nga ata që i ishin gëzuar aq shumë këtij bashkëpunimi me Serbinë, kishte nga ata që thonin se e kaluara duhet të harrohet; se nacionalizmi i tepruar i kosovarëve, qenka një dëm për interesat e Shqipërisë. Madje kishte nga ata që e kërkonin Ballkanikën sepse dashuria e ngulur në qenien e tyre për sllavët, është diçka që nuk përshkruhet.

Dhe çfarë të them me këtë të fundit nuk dua të bëj ndasi, por më vjen keq që në shtetin shqiptar ka aq pak shqiptarë, më vjen keq që kasta politike e Tiranës çdoherë i ka bërë kurban shqiptarët jashta Shqipërisë,më vjen keq që shteti shqiptar asniherë nuk i trajtoi shqiptarët jashta saj me dashuri dhe kujdes, por me bastardizëm, tradhëti e neglizhencë.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026

7 Prill, 2026

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com