InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

4 ditë punë në javë, në Islandë testohet me sukses: Më shumë produktivitet dhe më pak stres

7 Korrik, 2021
in Bota, Lajme
A A
4 ditë punë në javë, në Islandë testohet me sukses: Më shumë produktivitet dhe më pak stres

Në Islandë ka përfunduar testimi i shkurtimit të orarit zyrtar të punës, nga pesë në katër ditë, pa zgjatur oraret e punës brenda ditës. Rezultati? Autorët thonë se ishte një “sukses i jashtëzakonshëm”.

Testimi ku punonjësit u paguan me të njëjtën rrogë, por për orë më të shkurtuara pune në javë nisin që në vitin 2015 dhe vijuan deri në 2019. Të dhënat e grumbulluara më pas u studiuan për dy vite me radhë.

Sipas autorëve të studimit, produktiviteti në punë në shumicën e kompanive që ndërmorën këtë test u përmirësua në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq mbeti po i njëjtë.

Testime dhe studime të ngjashme po kryhen në të gjithë botën, që nga Zelanda e Re e deri në Spanjë, ku kompani të ndryshme private po aplikojnë në projekte pilot javën 4-ditore të punës.

Në Islandë u përfshinë institucionet shtetërore, që nga Këshilli i Kryeqytetit dhe qeveria, duke përfshirë një numër më të madh se 2500 punonjësish, që përbën 1 për qind të krahut të punës në Islandë.

Testimi përfshiu një gamë të gjerë pozicionesh, që nga edukatoret, mësuesit, punonjës të zyrave shtetërore, shërbimet sociale dhe deri te spitalet.

Oraret e punës u reduktuan në javë nga 40 orë në 33 deri në 36 orë pune. Rezultatet dhe performanca në punë pas këtyre ndryshimeve u ndoqën nga grupe të ndryshme shoqatash të shoqërisë civile dhe vetë autoritetet shtetërore.

Në fund të studimit u paraqi një raport, sipas të cilit 86 për qind e të punësuarve që morën pjesë në këtë testim ishin më produktivë në punë, ndërsa pjesa tjetër nuk kishte shfaqur sinjale regresi në ushtrimin e detyrave të tyre.

Punonjësit raportuan se ishin më pak të stresuar, ishin më të sigurtë në punën që bënin dhe se gjendja e tyre e përgjithshme shëndetësore ishte përmirësuar për shkak se tre ditët pushim në javë u jepnin më shumë mundësi për t’u marrë me veten dhe aktivitete fizike.

“Ky studim është prova prova më e mirë dhe më e madhe në botë se ndonjëherë një javë pune më e shkurtër në sektorin publik ishte me të gjitha masat një sukses më i madh. Kjo tregon se sektori publik është i pjekur për të qenë një pionier i javëve më të shkurtra të punës dhe mësime mund të nxjerrin edhe qeveritë dhe vendet e tjera”, tha Will Stronge, drejtor i kërkimit në Shoqatan Autonomy, që udhëhoqi këto testime.

Gudmundur Haraldsson, një studiues në Alda, një tjetër shoqatë e përfshirë në këtë testim, tha se testimi islandez tregon se jo vetëm që është e mundur që të punohet më pak në javë, por edhe të ketë një produktivitet më të lartë në punë.

Spanja është duke pilotuar gjithashtu një javë pune katërditore te kompanitë që nuk janë prekur fort nga pandemia e Covid. Në Zelandë testimin e ka nisur kompania lider në tregun e ushqimeve, Unilever, që ka njoftuar shkurtimin e orëve të punës për punonjësit e saj me 20 për qind, por pa prekur nivelin e pagave të tyre.

Studime të tjera thonë se shkurtimi i orëve të punës do të reduktojë edhe nivelin e emëtimit të gazrave karbon në atmosferë për shkak se kursehen e shmangen shumë lëvizje të automjeteve të transportit.

Të Lidhura

Samiti i NATO-s, Trump e quan marrëveshje historike: Fuqia amerikane pas bombardimeve në Iran i hapi rrugën armëpushimit
Bota

Samiti i NATO-s, Trump e quan marrëveshje historike: Fuqia amerikane pas bombardimeve në Iran i hapi rrugën armëpushimit

26 Qershor, 2025
Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB
Bota

Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB

20 Qershor, 2025
Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit
Bota

Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit

20 Qershor, 2025
Pse vajza më e madhe e familjes Obama hoqi dorë nga mbiemri i saj?
Bota

Pse vajza më e madhe e familjes Obama hoqi dorë nga mbiemri i saj?

6 Qershor, 2025
Shtëpia e Bardhë prezanton portretin e ri zyrtar të Donald Trump!
Bota

Shtëpia e Bardhë prezanton portretin e ri zyrtar të Donald Trump!

4 Qershor, 2025
Trump habit me deklaratën: Jam në një MISION nga Zoti! Kisha të drejtë për gjithçka
Bota

Trump habit me deklaratën: Jam në një MISION nga Zoti! Kisha të drejtë për gjithçka

29 Maj, 2025

TË FUNDIT

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit

3 Korrik, 2025

Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e merr Zegjine Çaushi
Aktualitet

Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e merr Zegjine Çaushi

3 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 3 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 3 Korrik 2025

3 Korrik, 2025

Rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin për 10 vota. Ja kush ia mori, vjen REAGIMI ironik i Gaz Bardhit!
Aktualitet

Rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin për 10 vota. Ja kush ia mori, vjen REAGIMI ironik i Gaz Bardhit!

2 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com