Ja çfarë përmbante një kontratë pune për mësuese në vitin 1923

Se sa vështirë ishte të ishe mësuese në Shtetet e Bashkuara në vitin 1923, e dëshmojnë edhe kushtet e punës në këtë kontratë pune, shkruajnë mediat e huaja, transmeton KultPlus.

Zonja pajtohet që të:

1. Mos martohet. Kjo kontratë anulohet automatikisht nëse mësuesja martohet.

2. Mos shoqërohet me meshkuj.

3. Qëndrojë në shtëpi ndërmjet orës 20:00 – 06:00 në mëngjes.

4. Mos hyjë në ëmbëltore të qendrës së qytetit.

5. Mos ta lëshojë vendin pa ndonjë arsye dhe pa lejen e presidentit të Këshillit të Delegatëve.

6. Mos tymosë cigare. Kjo kontratë anulohet automatikisht nëse mësuesja ndez cigare.

7. Mos pijë birrë, verë ose uiski. Kjo kontratë anulohet automatikisht nëse mësuesja gjendet duke pirë birrë, verë ose uiski.

8. Mos udhëtojë në veturë ose automobil me asnjë mashkull, përveç nëse ai është i vëllai ose babai i saj.

9. Mos të veshë rroba me ngjyra që shkëlqejnë.

10. Mos t’i ngjyrosë flokët.

11. T’i përdorë të paktën dy gjëra femërore.

12. Të mos përdorë veshje që janë më shumë se pesë centimetra më lartë se gjunjët.

13. Ta mbajë klasën e pastër:

a)      Ta pastrojë dyshemenë së paku njëherë në ditë.

b)      Ta pastrojë dyshemenë me ujë të nxehtë së paku njëherë në javë.

c)      Ta pastrojë dërrasën e zezë së paku njëherë në ditë.

d)     Ta ndezë zjarrin në orën 07:00 në mëngjes, në mënyrë që të jetë e nxehtë kur fëmijët të mbërrijnë në orën 08:00.

14. Të mos përdorë krem të fytyrës dhe as makijazh për buzë.