Humbja nuk i pëllqen askujt aq më shumë një lideri në opozitë që kërkon të bëhet kryeministër. Nuk është aspak e lehtë për asnjë demokrat që pas 8-të vitesh në opozitë frontale dhe të ashpër përballë bandave,krimit dhe një makinerie totale shtetërore që kërkonte të kapte dhe kapi ç’do institucion dhe ti mbyllte gojën të gjithë atyre që mendonin ndryshe.
Duhet një analizë e thellë dhe për këtë jam dakort ama ajo që nuk i duhet Partisë Demokratike është përçarje. Përçarje si ajo e 2017-tes që prodhoi debate,kundërshti e parti të reja që për fat të keq dëmtuan Partinë Demokratike dhe në këto zgjedhje a thua se kjo ishte dhe detyra që kishin. Nëse Lulzim Basha do të kishte fituar,entuziazmi i fitores dhe ëndrrat për karriget do i kishin shuar të gjithë zërat madje do ishin afruar dhe ata që ishin betuar ta hiqnin. Nuk jam kundër që Lulzim Basha të mbajë përgjegjësi madje duhet të mbajë por jam kundër të gjithë atyre që kërkojnë “kokën” e Lulzim Bashes sot e që kurrë nuk mbajtën përgjegjësi dje.
Dorëheqjen e Lulzim Bashes sot nuk mund ta kërkojnë ata që për 8-të vite nuk u trguan kurrë opozitarë të vërtetë,sulmonin nga brenda dhe kurrë nuk sulmuan kundërshtarin e vërtetë,bërtisnin në studio se Basha ishte uzupator dhe nuk thanë një fjalë për njeriun që për 8-të vite mori peng Shqipërinë. Hynë në zgjedhje me parti që i krijuan 6 muaj paa zgjedhjeve vetëm e vetëm që të merrnin vota nga partia që u dha shumë më shumë nga sa i dhanë.
Ndërsa për ata që protestojnë para derës së selisë a thua se nuk e njohin statutin,nëse do të shkarkosh kryetarin mblidh Këshillin Kombëtarë,merr korumin e nevojshëm dhe shkarkoje,nuk rregullohet partia me britma para derës a thua se mezi keni pritur humbjen! Nuk e bëra këtë shkrim që të bëj avokatin e Bashës,se kam bërë e nuk do e bëj. Nuk është Basha i pafajshmi ama nuk është as fajtori. Këto zgjedhje nuk ishin të zakonshme,nuk kishim përballë një kundërshtarë politik por një makineri shtetërore që pasi përdori administratën dhe gjithë insritucionet futi në lojë krimin dhe bandat që të tjetërsonin dhe grabisnin vullnetin e shqipëtarëve.
Dhe në raportin paraprak të OSBE-së thuhet se shitblerja e votës ishte problem ashtu si përdorimi i administratës dhe jo vetëm. Me krimin në krah dhe me 61 bashkitë në dorë (kjo mbase dhe për fajin tonë) Edi Rama dukej i pamposhtur. Fakti që Partia Demokratike në këto zgjedhje pati një rritje të larte në krahasim me vitin 2009-2013-2017 nuk justifikon askënd por njëkohsisht trgon shumë. Lidershqipi i Bashës është korrekt,një politikan model perëndimor,me vizion të qartë për Shqipërinë si Europa,mbase kjo nuk mjafton për të fituar zgjedhjet në një fushëbetejë të tillë politike por ëahtë kryeministri që i duhet Shqipërisë.
Është koha për bashkim,të ringrihemi më të fortë dhe me më shumë besim,ne nuk jemi humbësit e këtyre zgjedhjeve më shumë se gjithkush ka humbur Shqipëria e cila po boshatiset ç’do ditë nga të rinjtë e që po kthehet ne një shtet autoritarist me një parti shtet që vjedh zgjedhje,blen vota dhe më e keqja po grabit të ardhmen e Shqipërisë. Unë e di që është e vështirë por ne do të ja dalim dhe po,Shqipëria do të fitojë!!!











