InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Manual për kurva – Nga Edison Ypi

4 Maj, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Manual për kurva – Nga Edison Ypi

Që ta di çfarë këshille të jap, duhet të di çfarë kurve je.
Nëse je kurvë mediatike, ta zemë karaputanë gazete ose zhabulane reviste, mos rresht së ngrituri në qiell laviret e çfardolloji. Bushtrat që paguajnë për të dalë në faqet e para me ngjyra dhe të fotoshopuara bëji të duken 23 kur janë nja 55 dhe numërojua një nga një dashnorët e ëndërrave dhe partnerët imagjinarë me të gjitha tekat, veset, prirjet, perversitetet.
Nëse je baxhellë televizive, përdore video-kuvllëkun me zotësinë e duhur. Hiqu sikur nuk e ke sa të tjerat por të gjërë një pëllëmbë dhe të gjatë nga kërthiza te kurrizi në formë harku. Fto në studio hajdutët më të mëdhenj të pushtetit, politikës, biznesit, me të cilët mund të bësh kombinime interesi nga më të leverdisshmet. Me fukarenjtë s’ke punë, nga ata s’del gjë.
Po je rruspie e Shoqërisë Civile kaloje kohën nëpër konferenca, sympoziume, restorante. Hiqu sikur je me të dobtit, me të pambrojturit, me fukarenjtë. Nga ana tjetër thur dhe zbato strategjira si t’i vjedhësh të gjitha fondet kushtuar rrjepacakëve.
Maksikurva, superkurva, hyperkurva, kurva e kurvave, kurva politike, s’ka nevojë për këshilla, është vetë shkencëtare e kurvllëkut.
Por mund të jeshë kurvë e zakonëshme, kurvë ordinere. Për shkak të numurit të madh në rritje dhe laryshisë marramendëse që këtë kurvë e karakterizon; e re, e vjetër, e bukur, e pabukur, amatore, profesioniste, me ose pa patentë kurvlliku, kurva ordinere është më e vështira për t’i dhënë këshilla, ç’ka nuk e marr përsipër ta bëj.
Mirpo kurvlliku s’ka fund. Ndoshta je stërkurvë, lavire, rruspie, baxhellë. Në këtë rast, ta bësh gjoksin sa të lopës, t’i frysh buzët si idh, ti bësh dhëmbët sa të kalit, të veshësh në behar një kanotjere që shpatullat nga mbrapa të duken si bythë, t’i thuash babit “ik o idiot”, t’i klithësh mamit “qepe moj shtrigë”, të mos lexosh kurrë një libër, pra nëse je kurvë që i ke thyer të gjitha këto rekorde, nuk do të thotë që ke marrë fund. Gjej shpejt një budalla merre për burrë.
Gjithesi, çfardolloj kurve të jesh, kur dëgjon të flitet për Shqipërinë, që të mos të marrin për kurvë injorante, urgjent degdise muhabetin në Itali, Francë, Amerikë, Gjermani. Ku jetohet për së mbari, ka shkolla të mira, ushqime të shëndetëshme, shoqëri qefi, punë të lehta që paguhen sa s’ta rrok mendja. Bëj kujdes gjithashtu që nëse dikush do të cilësojë kurvë, falenderoje. Thuaji se në diktaturë kishim më tepër kurva se goca të mira dhe më pak çuna të mirë që vdesin për kurva se goca të mira që kishin qef kurvarë. Ndërsa në demokraci kemi më tepër goca të mira se kurva dhe më tepër kurvarë që vdesin për goca të mira se kurva që kanë qef çuna të mirë. Përdore lëmshin me goca, çuna, kurva, kurvarë, për të qartësuar pse edhe atëhere edhe tani nga martesat e shqiptarëve dalin aq shumë bastarda. Nga këto qartësime nuk do kuptojë kurkush kurgjë. E ç’rëndësi ka kuptojnë a s’kuptojnë çfarë thotë kurva. Rëndësi ka të pushkatohet koha në kafene, të nxihet dita me muhabete, të zbardhet nata para televizorit.
Nëse me këto këshilla për kurva ti e dashur lexuese s’ke të bësh, madje as nuk i kupton, bëj të vetmen gjë që në vendin e kurvave, kurvarëve, hajdutëve, banditëve, një femre për së mbari i lejohet të bëjë; Ngjitu në Qiell pasi të jeshë bërë copash kur sapo je hedhur nga një grataçiel.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com