InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PD, njësia 4 mbështet kryetarin Basha: Administrata qëndrore dhe vendore është vënë në shërbim të kandidatit të PS, duke ushtrua presion dhe duke bërë mashtrime me legalizimet

1 Maj, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
PD, njësia 4 mbështet kryetarin Basha: Administrata qëndrore dhe vendore është vënë në shërbim të kandidatit të PS, duke ushtrua presion dhe duke bërë mashtrime me legalizimet

Të nderuar qytetarë, votues dhe demokratë të Njësisë 4,

Duke patur parasysh të dhënat zyrtare por dhe ato që zyrtarisht janë fshehur, na duhet të bëjmë të qartë për të gjithë ju, se:

Gjatë fushatës elektorale, administrata qëndrore dhe vendore është vënë në shërbim të kandidatit të PS, me qëllim blerjen e votës por dhe ushtrimin e presionit dhe nxitjen e frikës tek votuesit, me synimin e blerjes apo deformimit të vullnetit të tyre dhe cënimit të lirisë së secilit për të votuar me dëshirën dhe bindjen personale.
Gjithashtu, si një ndër zonat me problematike të Tiranës përsa i përket legalizimit të banesave, kjo administratë ka ushtruar presion dhe ka bërë premtime mashtruese, madje ka çuar në disa shtëpi letra legalizimi që në mjaft raste i mungonte fatura bashkëlidhur e po ashtu kishin parregullsi në të dhëna, duke qenë se janë bërë në kushte emergjence dhe pa vizituar aspak ambjentet e shtëpive për të kryer hap pas hapi procedurat e duhura.
Po ashtu, duke qenë një zonë me popullsi të varfër, njerëzit janë intimiduar dhe i janë ofruar paketa ushqimesh apo para dhe i janë marrë kartat ose fotokopjet e kartave, nga eksponentë të PS dhe PSD.
Për çdo informacion të marrë nga vetë qytetarët apo dhe kapjes në flagrancë të personave që kanë kryer këto veprime, janë marrë masat për t’i dokumentuar ato me foto dhe video.
Edhe pas orës policore, ndërkohë që policia nuk lejonte mbajtjen hapur të zyrave elektorale të PD, zyrat elektorale të PS kanë qëndruar hapur duke përfituar kështu nga ora policore për të arritur qëllimet e tyre kriminale dhe ku gjatë gjithë kohës qarkullonin automjete, të cilat herë pas here i bënin foto dhe video zyrave elektorale të PD dhe njerëzve që hynin e dilnin aty.
Pjesë e komisioneve, numëruesve dhe vëzhguesve, gajtë gjithë procesit zgjedhor, ishin familjarë të kandidatit për deputet të PS, po ashtu dhe punonjës të administratës.
Gjatë numërimit dhe vëzhgimit është tentuar të krijohen tensione, ndërkohë që ka patur kuti që janë gjetur me vota të tepërta, me firma nga persona jo anëtarë komisioni apo parregullsi të tjera, po ashtu siç ka patur problematika dhe gjatë përdorimit të pajisjes elektronike e cila në orët e fundit ngjante sikur i kishte mbaruar boja dhe faturën nuk e nxirrte të plotë, po ashtu boja shënjuese e gishtit fshihej menjëherë nëse përdorej edhe një sasi e vogël alkooli dizinefektues.
Në QV janë vënë re njerëz që dilnin jashtë dhe me pas vinin brenda me një grup qytetarësh, të cilët dilnin t’i prisnin përtej ambjentit të QV dhe i shoqëronin deri në ambjentin përkatës së vendit të votimit.

Pavarësisht të gjithë skemave, presioneve, intimidimit apo frikës, njerëzit nuk na braktisën në asnjë moment, po ashtu dolën të ushtronin të drejtën e tyre themelore dhe strukturat e Njësisë 4 bënë gjithçka që mundën për të arritur më të mirën, për të faktuar shkeljet dhe për t’i qëndruar pranë qytetarëve.
PD Njësia 4, ka arritur të ketë rritje prej 48% në të gjithë grupseksionet e saj.

Përsa më sipër dhe rezultatet e arritura, Njësia 4, mbështet fuqimisht kryetarin Lulzim Basha, në të gjitha hapat që do ndërmarrë për të çuar deri në fund betejën që do bëjë të mundur që Shqipëria të fitojë! Që vota dhe verdiktit i secilit të njihet e të vlerësohet.
Partia Demokratike Njësia 4, ka vendosur të mbështesë kryetarin Basha në çdo betejë, me çdo kusht, me qëllim shporrjen e mafias në pushtet dhe mafias së pushtetit, që ka në krye Edi Ramën dhe shpurën e tij!
Ne sigurojmë që, demokratët e Njësisë 4 do të jenë të bashkuar në të njëjtin mision, duke mos i dhënë asnjë shkas përçarjes apo humbjes së fokusit të të gjithëve, në krah të Luzim Bashës, për zgjedhjet e lira e të ndershme dhe shporrjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Qytetarët janë mbështetësit që ne nuk duhet dhe nuk mundemi t’i zhgënjejmë, sëbashku jemi në betejën e radhës së luftës me të keqen, duke mos përfillur asnjë individ që kërkon që nga kjo betejë të përfitojë për të arritur qëllime personale e për të na përçarë!

#TeBashkuarDoIaDalimQeShqiperiaTeFitoje ✌?✌?

Të Lidhura

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano
Aktualitet

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano

24 Maj, 2026
Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”
Aktualitet

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”

22 Maj, 2026
“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt
Aktualitet

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt

18 Maj, 2026
Kolapsi në KLSH në të cilin dergjet vetë Kryetari i këtij institucioni 
Aktualitet

Kolapsi në KLSH në të cilin dergjet vetë Kryetari i këtij institucioni 

15 Maj, 2026
PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore
Aktualitet

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore

9 Maj, 2026
Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”
Aktualitet

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”

9 Maj, 2026

TË FUNDIT

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano
Aktualitet

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano

24 Maj, 2026

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja
Kulturë

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja

23 Maj, 2026

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”
Aktualitet

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”

22 Maj, 2026

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt
Aktualitet

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt

18 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com