InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Si e tradhëtojmë paradoksalisht mendimin me veprim, ne shqiptarët!

30 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A

Nga Lindita DODA

E kam besuar gjithmonë se të merresh me poklitikë është qytetaribërje.E kam dashur dhe ushqyer fjalën e lirë,jam sulmuar në emër të saj nga arroganca dhe deficenca e theksuar intelektuale e njerzëve me pushtet, por kurrë penduar apo intimiduar sepse e di mirë që politika dhe liria e fjalës brenda saj është shërbim ndaj njerzëve që përfaqëson ,ndaj komunitetit e si rrjedhojë shërbim ndaj vendit. Shpërdorimi i këtij shërbimi në një vend normal është i ndëshkueshëm me votë.

Pikërisht këtu fillon paradoksi jonë si shqiptarë, cfarë na ka cuar në të urryerit e politikës dhe të politikëbërsëve, pa shkuar më tej, se sa fajtorë jemi ne vetë, ne që kurrë nuk mësuam ta përdorim votën si leksion,për ti detyruar politikëbërësit tanë të mendohen mirë për gjithë paudhësitë që ata kanë bërë dhe bëjne në emër të saj. A nuk është paradoks shprehja : “Shqipëria është e majtë”Sipas kësaj teorie cdo i majtë mund të bëjë cdo gjë në këtë vend ,se shqiptarët s kanë gjykim as mendim por veprojnë me instik ideoligjik. Të konkludosh se shqiptarët s’dinë të ndëshkojnë të keqen shpërfilljen, injorimin, arrogancën, mosshërbimin dhe mjerimin e vet që i bëhet falë instiktit ideologjik kjo është fyerja apo vetëfyrja më e madhe që i bëhet një populli.

Ti vetëm vend“shqiponjash” s’mund të quhesh nëse e pranon e aq më keq i nënshtrohesh këtij paradoksi të pakuptimtë e tipik shqiptar që po ta mer yrzin si popull. A nuk është paradoks kur vetë pranon se rinia shqiptare largohet nga vendi për mungesë shprese,se një grusht hajdutësh ia vodhën të ardhmen e ti prapë pa tu dridhur qerpiku voton hajdutët,,,! A nuk është paradoks kur shërbimin e fundit që i bën vendit tënd është shitja e votës dhe me ato para të ndyra blen biletën e largimit nga vendi madje duke e pështyrë tokën tënde duke e quajtur vend që nuk jetohet, pra harron përgjësinë e rëndë tënden që dhe ti ndihmove të jetë tillë.

A nuk është paradoks që të ka mbet vec një lugë frymë nga ndërtimet e betoni ,shan e mallkon përgjegjësit nga mëngjesi në darkë por sërisht nuk nguron ti votosh …! A nuk është paradoks që vuan taksat e larta ,që e din mirë se paguan faturën e ujit dhe dritave me 20 fish më të rritur dhe prapë voton mjerimin tënd…! A nuk është paradoks që përbetohesh për dinjitet dhe në fakt vetë nuk vjedh por ama voton hajdutët e pasurisë publike…! A nuk është paradoks të cirresh për investime fasadë dhe ti vete e voton përsëri po të njëjtët.

A nuk është paradoks të kërcënohesh ,të ta mori yrzin për njeri njerëz të fryrë arrogance e pushteti abuziv , te fyen e trysnon me pushtet e ti në vend që t’ia heqësh pushtetin ia jep sërish me votë në ditën tënde te gjykimit . A nuk është paradoks që e di se po mashtrohesh me ato kontrata fallso punësimi në fushatë elektorale që jo vetëm që e di që është shkelje e kodit zgjedhor por dhe një mashtrim i trashë joti që ti ti prapë e pranon dhe e voton.

A nuk është paradoks të shohësh vjedhjen e zgjedhjeve hapur,shit-blerjen e tyre dhe duron e shpreson aq më keq beson në ndershmërinë prej hajduti që gjoja të shtrin dorën e bashkëpunimit . Shtoi këtij paradoksi shumplanësh shqiptar dhe “Kalin e trojës” zgjedhjet lokale 2019 ne te cilat morën pjesë vetëm të bindurit e PS. Por cfarë ndodhi me to? Me to pra u identifikuan në tavolinë votuesit e PD dhe LSI dhe për dy vite të pushtetit vendor monist u kërcënuan, u shantazhuan , u fabrikua nje sistem i tërë spiunësh patronazhiste që ju qepën këtyre “të pabindurve” duke ju vjedhur çdo gjë personale ,nje pjesë i joshën me punësime sezonale, se normal nevoja dhe instikti i ekzistences nuk të bindet gjithmonë,nje pjesë u shantazhuan dhe braktisën vendin,pjesa tjetër e qëndrestarëve që luftoi fort nuk mundi ta sjell e vetme ndryshimin…!

Si ka mundësi që ky njeriu i sotëm ,pranon se fëmijët e tij kanë lindur për tokë të huaj dhe nuk ndien pikën e përgjegjësisë per veten duke tradhëtuar pabesisht mendimin me veprim!

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026

“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026
Sport

“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026

3 Prill, 2026

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com