InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Skandali me 110 mije legalizimet e pambaruara, Alfred Rushaj: Rama po mashtron shqiptarët

22 Prill, 2021
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Skandali me 110 mije legalizimet e pambaruara, Alfred Rushaj: Rama po mashtron shqiptarët

Drejtuesi i Fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj ka qenë sot në familjen e Preng Gjonit, ku ka biseduar me të pas shqetësimit që qytetari i Tiranës ka për legalizimin e shtëpisë së tij.
“Do merrni atë që ju takon me ligj!”, i garantoi Rushaj qytetarit.
“Kjo është prona ime. Kemi 20 vjet në kurbet dhe të vish këtu dhe të mos kesh pronë, na shkoi mundi i 20 vjetëve të kurbetit, mos ta kesh hipotekën?! Asgjë nuk pengon shtëpia ime! Dykalimëshe e ke rrugën andej matanë! 20 vjet në kurbet dhe mos ta kesh pronën unë e quaj pak si krim!”, i tha qytetari Rushajt, duke i treguar se toka është e tij.
Kandidati për Deputet në Tiranë e pyeti se ç farë përgjigjesh ka marrë nga institucionet. “Janë të mbyllura. Kam qenë dy herë te Stacioni i Trenit, duhet një i shtëpisë, harta e vjetër, krejt të regjistruara i kam patur unë!”, tha qytetari.
“Legalizimet, ju i dëgjuat vetë çfarë thanë. S’kanë ndërmend t’i legalizojnë shtëpitë po thjesht thonë mbajini varur t’i bëjmë njerëzit që të na i kenë nevojën se duke i mbajtur varur edhe i kërcënojmë për votën, ma jepni votën që të bëjmë legalizimin! Kështu është historia e tyre!
E patë vetë që doli kryeministri, pra kryeministri i kishte dhënë porosi një drejtori shumë të lartë që “mbajini varur, 100 mijë shtëpi do t’i shembim në gjithë Shqipërinë dhe 40 mijë shtëpi”, tha, “do t’i shembim këtu! Do t’i shembim po ngaqë kemi frikë se mos nuk na japin votën do t’u themi “ç’ke ti, se do jua bëjmë këtë punë”, mbajini varur se do ua bëjmë pas zgjedhjeve”.
20 vjet ke jetuar këtu, ke futur ç farë ke patur kursime edhe prapë të mos jesh i sigurt, pse? Se ai do t’i mbajë njerëzit varur.”, tha Rushaj, duke vazhduar më tej:
“Nuk ka gjë më të keqe se të bësh politikë me jetën e tjetrit se shtëpia është jeta e tjetrit, aq më keq që këtu s’paska as projekt asgjë!
As unë nuk dua të bëj politikë, as të them që po të na votosh ne do ta legalizojmë shtëpinë sepse dukem njësoj si ai po e sigurt është që me ne këto gjëra nuk do ndodhin! Pra me ne, nëse do bëhet një projekt këtu, do vimë të themi “Zotëri do bëhet një projekt në interes publik do duhet ta shpronësojmë, sa të ka bërë shtëpia të japim lekët, në të kundërt do themi të takon sipas ligjit, ja ku është gjëja! Jo vetëm për ty, po të gjithëve!”, i garantoi Rushaj qytetarit, duke shtuar se “Kjo është diçka që e thotë ligji, e thotë Kushtetuta se ti ta mbash tjetrin varur që të të votojë është kriminale!”

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com