InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Jeta mes pasionit dhe profesionit, flet Marinela Hysa: Optimizmi është besimi që të çon në arritje

11 Prill, 2021
in InfoPress, Të ndryshme
A A
Jeta mes pasionit dhe profesionit, flet Marinela Hysa: Optimizmi është besimi që të çon në arritje

“Optimizmi është besimi që të çon në arritje. Asgjë nuk mund të bëhet pa shpresë dhe vetbesim“.

Kjo thënie e Helen Keller, përshkruan më së miri personazhin e rubrikës sonë, e cila është një femër që pozitivitetin dhe energjinë e saj, e ka kthyer në burim sfidash jetësore, duke u afirmuar si një etalon kurajoje dhe guximi për forcën dhe vizionin që ajo paraqet në sipërmarrjet e saj.

Është 28 vjeç, dhe në qytetin e Elbasanit, pakkush mund të mos e njohë apo të mos ketë dëgjuar emrin e Marinela Hysajt. E diplomuar me rezultate të shkëlqyera për psikologji edukimi, në universitetin “Aleksander Xhuvani”, Marinela, nuk ka hequr dorë kurrë nga pasioni i saj i hershëm, fitnesi, me të cilin qytetarët e identifikojnë më së shumti “Marinela e fitnesit”, dhe  pak e dinë se ajo është një psikologe edukimi, me një background profesional të admirueshëm.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Para pak vitesh, në vendlindjen e saj, krahas studimeve, ajo gjeti kohë të hapte një biznes të sajin, një qendër fitnesi, duke arritur të materializojë ëndrrën dhe ta kthejë në realitet, gjë që dëshmon për karakterin energjik dhe këmbënguljen titanike si dy nga cilsitë më tipizuese të Marinelës.

E aftë të kthejë në favorin e saj cdo situatë, psikologia Marinela Hysa, me stilin komunikativ dhe gjestikulacionin impresionues, të imponohet në biseda të clirta, dhe në fund të bën terapinë e mendjes, duke të të dhënë pozitivitetin dhe energjizmin e saj të pashterur.

Me sytë që i shkëlqejnë dhe i reflektojnë një botë të kristaltë shpirtërore, Marinela, spikat për mendimin e lirë, të cilin e artikulon buzagazshëm dhe që e shoqëron me vështrimin sensual, duke marrë një qëndrim pozant gati-gati sfidues.

Prej shumë vitesh si instruktore fitnesi në qytetin e Elbasanit, ka krijuar një reputacion dhe admirim të madh, pasi qendra që ajo kishte hapur ishte një pikëtakim brezash dhe personalitetesh, që me Marinelën kishin krijuar simbiozë që aq bukur gërshetohej.

Vitet ecin dhe Marinela, tashmë e maturuar profesionalisht, ka filluar të ecë në gjurmët e profesionit, dhe ajo sot është pjesë e një korpusi të madh shoqatash, me fokus edukimin dhe psikologjinë moshore, me të cilat ka një bashkëpunim serioz dhe profesional.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

E pyetur nga redaksia jonë për pasionin e saj, fitnesin, ajo do të shprehej: Në planet e mia të afërta, qëndron akoma idea për të riahpur një qendër fitnesi, por kësaj radhe me një pikësynim dhe objektiv më të qartë, prandaj dhe po bëj përgatitjet e duhura, që lidhen me infrastrukurën e domosdoshme dhe me akomodimin e përshtatshëm.

Marinela, së fundmi ka zgjedhur të jetojë në kryeqytet dhe sot ajo është aktiviste e shoqërisë civile, ku ka ngritur zërin e saj demonstrativ në mbrojtje të shumë kauzave dhe është dalluar për konsekuencën e mendimit dhe koherencën e qëndrimeve të saj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com