InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Basha-fermerëve: Çdo vit 100 milionë euro subvencion, 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore…

8 Prill, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
Basha-fermerëve: Çdo vit 100 milionë euro subvencion, 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore…

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka folur sot për qytetarët në Cërrik dhe më pas ka biseduar me fermerë të fshatit Shalës rreth problemeve që i shqetësojnë.

Si të gjithë fermerët e tjetër, ata thanë që mungesa e subvencioneve, mungesa e tregut, çmimi i naftës dhe infrastruktura bujqësore, janë treguesit e inekzistencës së shtetit në këtë zonë.

“Kam 2 vjet qё merrem me perime. Kultivoj dhe kam njё sipërfaqe tjetër prej kaq, 3 dynym tё tjera janë me kungull dhe afërsisht janë 6 dynym. Tё punësuar si familje. Por këtu ka njё diçka qё nuk shkon. Qё nuk ka shkuar. Mungon subvencionimi. Mungon tregu i shitjes, ёshtё shumë i dobët. Tani unё tё gjithё këto shpenzime qё kam bёrё këtu nuk kam, nuk ka pyetur njeri sa ke shpenzuar e sa s’ke shpenzuar. Edhe rruga qё erdhët juve, edhe uji edhe energjia elektrike qё kam marrё rreth 750 metra lart tё gjitha janë shpenzimet e mia. Energjinë elektrike e paguajmë 150 lekë të vjetra kë. Biznes i madh kur unë nuk mund të siguroj të ardhurat minimale me këto që shes. Unë prodhoj, por nuk arrij ta shes. Mbështetje me subvencione nuk ka fare.” – u shpreh një nga fermerët.

“UNË JAM NJË FERMER QË MERREM ME FRUTAT, ME FRUTAT MERREM UNË, PJESHKË DHE MOLLË. KAM 15 VJET QË MERREM DERI TANI NUK KEMI PATUR NJË LEKË. PËRVEÇ KËSAJ QË NUK ARRIJMË DOT TË KAPIM TREGUN, SE NUK KEMI ATO KUSHTE, NEVE VUAJMË EDHE PËR ÇMIMIN E NAFTËS. TJETËR, NE VUAJMË SE UNË MARR TOKA ME QIRA KËTU, SISTEMIN E VADITJES, KANALIZIMET. NUK KA KËTU KANALIZIME, E TË VIJË SKAVATORI, RRI DY MUAJ PA PUNË RRI ATY SE NUK KA NAFTË, SE MUA MË INTERESON. “NUK KA NAFTË” THOTË SHOFERI, “NUK PUNOJ DOT” EDHE IKËN PASTAJ.” – THA NJË TJETËR FERMER.

Ndërsa fermeri Agron Cefa thotë se përpos mungesës së subvencioneve, çmimi i plehrave sa vjen dhe rritet, ndërsa pesticidet janë jashtë standardit. “Ne kemi edhe çmimet e imputeve bujqësore. Çmimi i plehrave luhatet nga muaji në muaj, sa vjen dhe po rritet. Për pesticidet, ka pesticide jashtë standardit, janë shumë farmaci shiten jashtë standardit” – tha Agron Cefa.

KRYETARI BASHA SHPJEGOI PROGRAMIN E PARTISË DEMOKRATIKE PËR BUJQËSINË, I CILI PARASHIKON 100 MILION SUBVENCIONE VIT PËR VIT PËR FERMERËT, 50 MILION EURO PËR INFRASTRUKTURËN BUJQËSORE DHE ZGJIDHJES SË PROBLEMIT ME PRONAT. AI THA SE SUBVENCIONET JANË ÇELËSI PËR TË LUFTUAR PROBLEMIN QË KANË FERMERËT QË ËSHTË MUNGESA E TREGUT.

“Për të thithur grante, kryesisht nga Bashkimi Europian, por jo vetëm. Bujqësia ka vend qendror në programin tonë. Kjo verifikohet fare lehtë, ky përkushtim, ky angazhim ndaj bujqësisë verifikohet lehtë, në radhë të parë në buxhetin që ne planifikojmë nga taksat e shqiptarëve. 100 milionë euro subvencione, 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore vit për vit.

Subvencionet do të shkojnë drejt për drejt tek fermeri, drejtpërdrejtë do të thotë, në radhë të parë pa burokraci dhe pa kërkuar Nipt-in që i kërkohet biznesit, sipërmarrjes normale, por duke konsideruar numrin unik të identifikimit të shtetasit që ka çdo fermerë në kartën e vet të identitetit si Nipt-in e fermerit. Pra subvencionet janë çelësi për të luftuar problemin më të madh që keni ju, që djersa në vend që t’iu kthehet në bekim ju kthehet në mallkim, në vend që t’iu prodhojë mirëqenie ju fut në borxh dhe prodhimet në vend që të shiten groposen.

Subvencionimi zgjidh edhe problemin që tha zotëria të imputeve bujqësore pjesërisht, zgjidh problemin e kostos që kjo sjell tek prodhimi, që nga farat, fidanët, që nga pesticidet dhe plehrat kimike dhe sigurisht, ulja e çmimit të naftës me 240 lekë për litër që është taksa që Rama i vuri karburantit këto dy mandate.

Problemi tjetër është problemi i infrastrukturës, më the çdo gjë e ke bërë vetë, rrugën 750 metra linjën elektrike etj. Pse? Sepse në këto 8 vite të mbushura me dështime nuk është investuar as në infrastrukturën urbane.

SHIKO, UNAZËN E TIRANËS 8 VJET SE MBARUAN DOT, NE BËMË DY TUNELE, KALIMASHIN DHE ELBASANIN, AUTOSTRADA, RRUGË. KËTA NUK MBARUAN DOT UNAZËN E TIRANËS QË E GJETËN GATI ME PROJEKT, ME FINANCIME, ME TË GJITHA. PRA, ME KËTË PLAN NE E FUSIM BUJKUN SHQIPTAR, FERMERIN SHQIPTAR, BLEGTORIN SHQIPTAR DHE AGRO-PËRPUNUESIN SHQIPTAR NË TREG, SEPSE SOT JENI JASHTË TREGUT.

Po falimentoni po largoheni, fëmijët po shkojnë në emigracion, madje përfitojnë me shkuar si mëditës në vendet fqinj në vend që punojnë në tokën e begatë nga zoti. Ky angazhim do të marrë formë menjëherë  dhe  do të zbatohet pa burokraci, nuk do të ketë kërkesë për certifikatën e tokës, sepse certifikatën e tokës ti ke se s’ta kam dhënë unë, s’ta ka dhënë shteti, deri sa ta zgjidhi shteti. Dhe në programin tonë për pronarët dhe për pronën, prioritet është që t’i jepet fund problemit të mungesës së tapive në zonat rurale, siç është dhe problemi i kompensimit të pronarëve dhe prona në tërësi.” – tha Basha.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com