InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Dita Botërore e Autizmit, Tabaku dhe Pampuri: Me PD do të keni ndihmë e vëmendje

2 Prill, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
Dita Botërore e Autizmit, Tabaku dhe Pampuri: Me PD do të keni ndihmë e vëmendje
Në ditën botërore të Autizmit, kandidatet për deputete të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Orjola Pampuri u takuan me prindër, terapeutistë dhe fëmijë.

Tabaku solli dëshminë e një nëne që kujdesej për fëmijën e saj, e cila i kishte treguar vështirësitë e saj dhe i kishte shprehur mosbesim se politika mund të ndryshonte e të kishte më shumë vëmendje te kjo kategori.

Tabaku nënvizoi faktin se politika mund të bëjë më shumë për të ndihmuar fëmijët autikë dhe familjet e tyre.

Ndërsa zonja Pampuri tha se vendimet për çështje që kanë të bëjnë me autizmin autoritetet i marrin pa dëgjuar prindërit apo terapeutistët.

Ajo u ndal gjithashtu te pamundësia financiare që kanë shumë familje për t’i ndjekur terapitë, për shkak të kostove financiare.

I pranishëm në takim ishte edhe profesori, përkthyesi dhe publicisti Edmond Tupe, prind i një fëmije me autizëm.

Ai tregoi rastin e një nëne që kishte kërkuar ndihmë te kryeministri Edi Rama dhe ishte përballur me shpërfilljen e tij, një situatë për të cilën ai tha se kishte qenë vetë dëshmitar.

E solli atë si provë se qeveria nuk tregon asnjë kundjes për fëmijët autikë dhe familjet e tyre që përballen vazhdimisht me vështirësi financiare.

“Para një muaji në zonën e Kodrës së Priftit, duke shkuar për fushatë takoj një zonjë, e cila më vjen tek dera dhe më thotë: “Politika është për të gjithë njësoj thotë, s’keni për të na ndryshuar asnjë gjë” dhe unë u përpoqa që të flas dhe t’i mbush mendjen që jo, nuk jemi njësoj. Po më treguat çfarë problemi ke, unë do përpiqem që ta zgjidh i thashë.

Dhe ajo më shpjegoi që kishte një djalë autik, më shpjegoi vështirësitë e jetesës dhe tha problem kryesor sigurisht është ekonomia, unë gjithë ditën rri merrem me djalin dhe kujdesem për të dhe nuk më llogariten si vite pune nga njëra anë, nga ana tjetër fëmija ka nevoja shumë financiare , për të cilat ,ne si familje duam t’ia plotësojmë që të gjitha dhe detyrohet vetëm njëri nga prindërit punon dhe sigurisht kemi dhe fëmijë të tjerë, të cilët duhen mbajtur, jetesa është bërë e shtrenjtë dhe kështu nisi ideja dhe unë fillova të lexoja më shumë, përveç miqve të përbashkët, të cilët kanë kontakte, persona të cilët logoped, persona të cilët ushtrojnë terapi , persona të cilët mësues në sistemin arsimor, të cilët në një mënyrë ose në një tjetër kishin informacione.

U përpoqa që të lexoja dhe të gjeja sesa ishte një numër ,i fëmijëve të cilët ishin autikë, u përpoqa të lexoja dhe më shumë informacione. Raporti i fundit i UN që unë lexova kishte për çdolloj kategorie, por nuk kishte asnjë gjë të veçantë për fëmijët autikë.

U përpoqa që të marr informacion edhe në sistemin arsimor ,për të kuptuar dhe më mirë vetë se çfarë mund t’i ofrojmë kësaj kategorie, çfarë mundet të mbështesim dhe çfarë mund të bëjmë ndryshe ,që nuk është bërë deri tani dhe si ne mund ta bëjmë më mirë”, tha Tabaku.

Oriola Pampuri: Shpeshherë kemi patur rastin të flasim për problematikat dhe disa prej jush kanë ngritur problematika që edhe sot nuk kanë gjetur zgjidhje. Unë di shumë mirë që shpeshherë merren vendime për ju, por shumë rrallë ose aspak nuk është dikush që t’u përfaqësoj, pjesë e juaja në vendimmarrje.

Di shumë mirë që ju shkoni të kërkoni terapi dhe gjithmonë e paguani atë me paratë tuaja. Disa prej jush lënë terapinë përgjysmë ,sepse nuk kanë para për ta ndjekur fëmijën në terapi. Ky është një takim që unë thashë mes ekspertësh, një takim për nevojat tuaja, një takim që unë e di shumë mirë që në sytë tuaj lotët nuk ndalen, pavarësisht se keni fëmijë të mrekullueshëm.

Unë di të them këtë, që do punojmë fort dhe e kam ngritur zërin aq sa kam patur mundësi, po do ta ngre më shumë që mos të shkoni ju te shteti, po të vijë shteti për të kontribuar për ju. Sepse unë e di që keni nevojë për më shumë mbështetje, që fëmijët tuaj të mbështeten me terapi, jo deri në një moshë të caktuar kur ju i ndërprisni terapitë, po terapia të vazhdojë të vijojë. Unë e di shumë mirë që ka fëmijë adoleshentë ,të cilët, janë të prekur nga autizmi dhe e stopojnë terapinë në moshën 10 vjeçare, 11 vjeçare dhe e gjithë beteja mbetet tek ju. Di shumë mirë që keni patur probleme ekonomike di shumë mirë që disa prej jush janë prindër, janë nëna të vetme të divorcuara dhe rrisin fëmijët me njëmijë e një probleme.

Dhe nuk marrin mbështetje ekonomike të duhurën për të përballuar terapinë, për të përballuar jetën të vetme. Jeta është e vështirë vetëm, jo më të kesh edhe një fëmijë, i cili kërkon shërbim 24 orë në 24. Unë ua premtoj me zemër, që ne kemi hartuar një program shumë të mirë social, brenda të cilit kemi mbështetje të jashtëzakonshme për personat të cilët janë të prekur nga autizmi. Janë fëmijë, janë adultë, të cilët mundet t’ia dalin. Jamarbëri është një nga ata, është një fëmijë i mrekullueshëm.

Unë Jamarbërin e kam ndjekur qëkur ka qenë shumë i vogël. Jamarbëri ka ecur me hapa të jashtëzakonshme dhe është bërë ky që është bërë sot! Fëmijë i zgjuar, një fëmijë shumë i përgatitur, fëmijë i cili i nderon prindërit e tij, por unë e di shumë mirë që ka dy prindër të mrekullueshëm, të cilët ,kanë sakrifikuar sikurse ju jashtëzakonisht shumë për Jamarbërin.

Dua që zëri juaj të dëgjohet, dua që zëri juaj të mos mbetet në fletë, në letra dhe në ligje, por të gjitha ato të gjejnë vend për t’u realizuar dhe implementuar.

Ka ardhur koha që shteti të reagojë, ka ardhur koha që 4 vjeçarin e ardhshëm të jemi ne që të kontribuojmë për ju. Ku të gjitha terapitë të gjejnë mundësinë që të rimbursohen, të gjitha terapitë të gjejnë mundësinë që të mbështeten nga shteti. Ju keni nevojë për terapi për fëmijët, ju keni nevojë për mbështetje dhe ka ardhur koha që shteti t’u gjendet pranë!

Edmond Tupe: U zgjodh Rama kryetar i Këshillit të Ministrave, Kryeministër dhe kjo deshi ta takonte dhe nuk e kapte dot dhe ato ditët e para, javët e para gjeti një moment dhe zbriti nga makina me vrap shkoi!

Doli truproja aty ta ndalojë, ai e pa Edi Rama dhe i tha lëre, lëre. Ça ke ti i tha? Fjalën ju nuk e njihte ai. Ça ke ti? I tha unë kam një fëmijë autik, ça do bëhet më fëmijën tim tha, keni ndonjë plan se më ka lënë dhe burri?

Tha e pa kështu, po ça t’i bëj unë djalit tënd i tha? Dhe iku e la! Ça t’i bënte? Ta gënjente! Ky ta gënjente Edlirën! T’i thoshte e kemi një plan, t’i bënte pak terapi, po një i sëmurë nga trutë nuk ka ça t’i bëj terapi një hallexhiu! Pra kështu e përcolli ai nënën më fëmijë autik! Dhe unë nuk u dëgjova më!

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com