Nga Shpetim AXHAMI, kryetar i PLL
Gjatë takimeve të diteve te fundit me qytetarë të ndryshëm si fillim prezantimi kandidatësh dhe vetë si kandidat, gjithnjë dhe më shumë po shoh se sa debitore është politika dhe qeverisjet e deritanishme ndaj tyre.
Çdo qytetarë i kontaktuar shprehet qartë dhe në mënyrë të hapur se gjatë kësaj qeverisje çdo gjë është errësuar dhe nuk ka më shpresë se Shqipëria bëhet, e për këtë me padurim po presin ndryshimin në të kundert do të ikim ku të mundemi.
Në periudhen e keqpluralizmit nuk ka shqiptarë të mos jetë përballur me probleme të ndryshme e per zgjidhjen e tyre ju ka munguar dora e shtetit.
Shumë familje me vështirësi ekonomike dhe të pamundura për arsimimin dhe plotësimin e nevoja për fëmijët e tyre.
Të gjithë luten me ankth e frik obobo larg sëmundja e virusi se jemi të pamundur e ku do të përplasemi.
Mjeksi e vjedhur dhe e lënë pas dore ku blihet nga i semuri edhe serumi dhe age e injeksionit.
Disa me tokë djerrë e të pamundur për ta punuar e shfrytëzuar sepse më shumë kushton investimi se sa prodhimi.
Nuk ka garanci tregu per cfare prodhohet se në mënyrë të padrejtë importohet prodhim i huaj.
Qepena të mbyllura, biznese të falementuara dhe njerëz që enden rrugeve e kafeneve si të papunë.
Shumë prej tyre iu rrembye prona e nuk ju dha drejtësi, e kushdo u përball me korrupsion për të përftuar drejtësi në zyrat e shtetit.
Shume familje vetëm me dy kryefamiljarët në shpi e me lot ndërsy duke u lutur për fëmijët e tyre që e lanë Shqipërinë prej këtyre horrave.
E gjithë djersa e emigrantëve për të bërë një shpi të cilën nuk po e gëzojnë dot pasi nuk mund të kthehen në vendin e tyre sepse mungon dora e shtetit.
Ata qe deri dje vuajtën dhe u persekutuan edhe pas 30-vjet nuk i kanë fituar të drejtat e tyre.
Dje armiq e kulak e sot të etiketuar për tu dalluar “si pjesë tjeter e shoqërise” ish të persekutuar e ish pronar.
Vazhdojnë të persekutuar e jo pronar.
Nuk gjeta pra njeri i cili të mos ketë vuajtur e të mos jetë përballur me të padrejtën deri më sot.
Nuk gjeta njeri të mos ankohet, deri aty sa ndoshta me të drejtë shprehen JEMI AQ TË ZHGENJUER NGA TË GJITHË DERI MË SOT, AQ SA NUK KEMI ME BESIM TEK ASKUSH.
Prandaj të ngrihemi dhe të shkulim kete të keqe, Shqipëria eshte e të gjithëve e ne duhet ta bëjmë atë duke zgjedhur elementë për një qeverise të drejtë e në ndihmë të qytetarëve.
Sot kërkohet të votohet për ata që kerkojnë të bejnë SHTET dhe jo per ato qe kerkoj thjesht pushtet.
Kerkojnë PUSHTET për përfitim të tyre si edhe kanë bërë deri sot.
Prandaj kerkohet punë në terren nga kushdo për të kthyer besimin tek qytetarët se në jemi ndryshimi.
SHQIPERIA DUHET DHE MERITON TË NDRYSHOJE.
VOTO ALEANCA PER NDRYSHIM
SHQIPERIA FITON.











