InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

25 prilli, zbulohen të tjerë emra për kandidatë në listën e PD për qarkun Lezhë: Mariglend Doçi, i riu frymëzues dhe mbështetësi i kauzave të lirisë

7 Mars, 2021
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Lulzim Basha guximtari i shekullit!

Gara e ethshme e 25 prillit, ku pritet të ngërthejë në një ballafaqim, jo thjeshtë dy formacione politike, por dy mendësi të ndrsyshme qeverisëse. Nga njëra anë Edi Rama, me shpurën e tij kriminale që gjatë 8 viteve të qeverisjes së vendit kanë shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e vendit, si dhe në anën tjetër Lulzim Basha, i cili përpos programit ekonomik që siguron nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza e thellë ekonomike, synon të afirmojë një ekip potencial intelektualësh të fushave, si dhe afirmimin e energjive të reja, përmes një mekanizmi përzgjedhës.

Në funksion të kësaj, lideri demokrat, synon të mbajë larg individët e inkriminuar dhe “të fortët” e lagjeve, të cilët e kanë bërë pis Shqipërinë në proceset integruese dhe janë një pengesë e madhe e vlerave dhe principeve të demokracisë.

Për përmirësimin e vazhdueshëm të kësaj ambicie të Bashës për të  patur një standard cilësor në tempullin e demokracisë, lideri demokrat ka pohuar se në listat e përfaqësuesve të subjektit të tij politik PD, do të ketë hapësira të konsiderueshme për të rinjtë dhe të rejat.

Duke konsideruar këtë qasje të z. Basha, portali ynë e përgëzon në këtë iniciativë, si dhe ka prirjen të besojë se një finalizim i tillë shtë në të mirë të proceseve demokratizuese.

FRPD-ja, struktura energjike që ka brenda saj resurse njerëzore dhe potenciale të bollshme, është padyshim fidanishtja dhe shkolla e politikanëve dhe lidershpit të ardhshëm të PD. Shumë drejtues degësh, gjatë këtyre 8 viteve janë bërë simbol i rezistencës së megallomanisë dhe arrogancës së qeverisjes, duke dhënë shembullin e. papërkulshmërisë.

Besimplotë se shumë nga drejtuesit e degëve të FRPD do të jenë në listat e zgjedhjeve të 25 prillit si kandidatë të PD, sot do vecojmë njërin prej tyre, atë që shumë të rinjë dhe të reja të qarkut Lezhë, e kanë propozuar për të qenë përfaqësues i tyre.

Mariglend Doçi, kreu i FRPD Mamurras, ka dëshmuar se përvcse i riu ambicioz, që arsimohet dhe fiton një profesion në jetë, është tipikisht njeriu që nuk pajtohet me vendimmarrjet arbitrare të qeverisë në dëm të interesave qytetare.

Kështu, Mariglendin e kemi parë, jo vetëm në protestat e opozitës si përfaqësues dhe mbështetës i saj, por edhe në shumë kauza të tjera, si në mbrojtje të teatrit, etj, ku vazhdimisht ka ngritur zërin e tij dhe ka apeluar për zërin e revoltës qytetare, duke paralajmëruar herë pas here se një neodiktaturë po lind në vend.

I gjendur shpeshherë nën trysninë e bandave qeverisë dhe të segmenteve kriminale të lidhura me pushtetin, kreu i FRPD-Mamurras, me etjen për të parë të realizuar idealet e tij, asnjëherë nuk u tërhoq, por përkundrazi gjeti kurajon dhe qëndroi i palëkundur në mbështetje të kauzave, si dhe vijoi organizimin e të rinjve mamurrzakë në protestat e opozitës.

Me kalimin e viteve, Mariglendi, falë përvojës dhe maturimit të tij, vazhdon të jetë një drejtues i denjë i struktuarev rinore, duke qenë dhe anëtar i kryesisë qendrore të FRPD, dhe së fundmi është nëj nga emrat më të përfolur, si kandidat i mundshëm në listat e PD në zgjedhjet e 25 prilit.

Ky rrugëtim është i natyrshëm për Mariglendin, pasi mbështetja që ai ka në komunitet dhe vecanërisht tek rinia, janë tregues i mjaftueshëm për afirmimin e tij si potencial dinjitoz në përfaqësimin e listës fituese të PD për qarkun e Lezhës.

I urojmë suksese Mariglendit dhe të rinjve të FRPD, të cilët mbajtën të ndezur atmosferën dhe frymën e revoltës ndaj keqqeverisjes së Edi Ramës.

Të Lidhura

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 20 prill 2026!

20 Prill, 2026

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF
Aktualitet

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF

19 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com