InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Aventurier, i dashuruar me veten, i palexuar”, si tallej Edi Rama me Fatos Nanon në librin “Kurban”

7 Shkurt, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
“Aventurier, i dashuruar me veten, i palexuar”, si tallej Edi Rama me Fatos Nanon në librin “Kurban”

Dalja e fundit në publik, e liderit historik të PS, Fatos Nano po mban gjallë polemikat në shtyp lidhur me piruetën 180 gradë që ai bëri në favor të kryeministrit aktual, Edi Rama. Përpos lavdërimeve për pjekurinë dhe forcën në ushtrimin e detyrës së kryeministrit, Nano tërhoqi vëmendjen edhe me pohimin se, herë pas here, ai e këshillonte pasardhësin e vet. “Unë kam fatin se të kam ty, kurse kur ti ke qenë në vendin tim, nuk ke pasur me këtë të këshillohesh” citoi Nano, Edi Ramën.

Po sa qëndron ky pohim dhe sa beson Edi Rama në aftësinë, përgjegjshmërinë dhe kapacitetin e Fatosit për ta këshilluar?

Mënyrë më të mirë për të kuptuar sinqeritetin e kësaj lidhjeje është ti referohemi atyre që vetë Rama thotë në librin e tij “Kurbani”. Kjo për faktin se ai është shkruar në vitin 2011, pra 6 vite pasi Nano kishte dhënë dorëheqjen, dy vjet pasi ai nuk ishte më deputet dhe një rival në jetën aktive politike.

Pra skicimi që Rama i bën tek “Kurbani”, është i zhveshur nga krahasimet me Robert Çamçakizin, personazhin qesharak të një filmi të realizmit socialist, që vërsillej me duar në xhepa si parazit në kantjer. Ai nuk ka më konotacionin ditor të luftës politike që shpesh i bënë protagonistët të thonë edhe ndonjë fjalë më tpër sesa mendojnë.

E megjithëatë edhe nga këtu, nga ftohtësia e njeriut që hedh në letër kujtime që është shumë e ndryshme nga ajo e sfidantit që ndodhet në betejë, Edi Rama i vizaton një portret tallës, denigrues dhe me aspak vlerësim, Fatos Nanos.

Në “Kurban” Nano përshkruhet si një njeri “me natyrë prej aventurieri gjysëm romantik e gjysëm marifetçi, i dashuruar me veten si askush…i pa lexuar, i vetësigurtë në shfaqe e i luhatur në brendi… i zellshëm për të mos dëgjuar asgjë serioze, sa i dhënë pas pushtetit të tij mbi të tjerët, aq i papërgjegjshëm për shpërdorimin e pushtetit të marë nga të tjerët” (faqe 61).

Duke shtuar se brendja familjes së madhe të socialistëve, ai vetë, Rama pra, e ka të vështirë të gjejë ndonjë kritik më të fortë sesa vetja kundër qeverisjes së Nanos (faqe 247) ai bën një krahasim mes dy liderve historikë të partive të mëdha: “Qeveria e Fatosit mblidhte urrejte ngaqë nuk dinte ti bënte gjërat siç duhet, por nuk mbillte urrejtje, ndërsa qeveria e Saliut mbledh urrejtje ngaqë nuk i bën gjërat siç duhet” shkruan ai në një paragraf ku shton se Fatosi ia punoi keq vetes dhe Shqipërisë.

Kur përshkruan përdorimin që Sali Berisha në pushtet i bëri Fatos Nanos, kundër Ramës dhe gjithë socialistëve kryeministri aktual nxjerr gjithë mllefin, cinizmin dhe përçmimin e tij për paraardhësin. Ao flet për “perversitetet e kthyera në instrumenta të luftës politike”, që në fillim ia zbehën respektin të cilin ia rrënoi përfundimisht “flirti i tij mendjelehtë e zvjerdhës deri në shpërfytyrim me Saliun, që e çoi në pikën e hallit, ku s’di të ketë përfunduar ndonjë herë ndonjë nga liderët e dy forcave politike të një vendi, duke parë syhapur ëndra me këna e krëhër në dorë, para pasqyrës së qenefit të kundërshtarit politik” (Faqe 59).

Pikërisht ky Nano, që përfundoi si “karrem në harremin politik të Saliut”, që krijoi një “të majtë që s’ishte e majtë, por hibrit mes të majtës e muhabetit për muhabet” ,një narciz që rregullon ato pak flokë të lyera me krëhër para pasqyrës, aventurier, marifetçi, i palexuar, e e me luhatje të brendëshme, është Fatosi që përshkruhet si personazh tek “Kurbani”.

Pandaj, vetëm duke iu kthyer këtij libri të shkruar në 2011, ne mund të kuptojmë më lehtë se sa e sinqertë dhe reale është dashuria e sotme mes dy politikanëve socialisë. Prej këtej mund të zgjidhet kollaj edhe dilema, se me sa seriozitet i pret Rama këshillat e paraardhësit, apo thjesht e përdor “si karrem për harremin” e vet, ashtu sikurse thoshte dikur për Berishën/lapsi.al/

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com