Nga: Aleks Kapllaj
Kur socialistët e ndershëm në zgjedhjet e fundit lokale të 30 qërshorit të 2019, i braktisën zgjedhjet farsë të Ramës në masën 85%, duke e kuptuar paligjshmerine e zgjedhjeve moniste në demokraci, i dërguan një mesazh ideatorit të Rilindjes, se ata nuk mund të jenë pjesë e konjukturave të tij përsonale në përdorimin abuziv të pushtetit.
Ishte shenja më e qartë e ndergjegjësimit dhe vetëdijes për të dhënë një sinjal se ata vendosin mbi interesat meskine të Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt, interesat e një stabiliteti dhe integriteti të rregullave të demokracisë, të cilat Rama i shkatërroi me manipulimin e tyre dhe futjen në parlament dhe në pushtetin lokal të përsonave të inkriminuar, të cilët në mungesë të institucioneve kontrolluese të pushtetit absolut në dorën e tij, e humbi çdo shenjë të demokracisë në Shqipëri.
Socialistët e ndershëm nuk përfaqësohen nga qeveria Rama, sepse ai u shërben vetëm interesave të një pakice, që nuk paraqesin interesat e shumicës së shqiptarëve dhe sidomos të socialistëve, që nuk kanë asnjë lidhje me PPP-të e Ramës, të cilët janë e kundërta e politikave sociale, por edhe të rregullave të iniciativës dhe merkatës së lirë, ku mungon transparenca e përdorimit të taksave të shqiptarëve.
Të gjitha politikat sociale të premtuara në programin e 2013 dhe 2017 të Ramës dështuan, duke shtuar më shumë papunësinë e si pasojë varfërinë, që detyroi shumicën e tyre të braktisin Shqipërinë. Kjo konfirmohet edhe me propagandën e kryeministrit e cila del hapur tallëse e antishqiptare, ku deklaron se të rinjtë në Korçë fitojnë deri në 4000 euro, rroga që nuk i kanë as gjermanët dhe australianët, e që shqiptarët do të arrijnë ndoshta mbas 50 vitesh, e cila është një shuplakë për të gjithë ata që kërkojnë një punë, që t’u sigurojë bukën e gojës.
Shërbimi mjeksor falas, i premtuar nga Rama ishte një dështim total, ku mungesa e kushteve dhe ilaçeve në spitale, doli më e qartë gjatë kohës së Pandemisë, që më politizimin e politikave shëndetsore, tregoi falimentimin në parandalimin, gjurmimin dhe kurimin e vaksinimin kundër virusit, duke na rreshtuar të fundit në Europë.
Rama, në kundërshtim me aspirimin e shqiptarëve dhe socialistëve të ndershëm për t’u integruar në BE dhe aleancat euroatlantike, e largoi Shqipërinë nga këto organizma ndërkombëtare, duke i shtuar kushtet që kanë caktuar për integrim. Një ndër kushtet është edhe goditja e kriminalitetit, që kërkesës së ambasadores Yuri Kim, për pastërtinë e kandidatëve për deputet të partive politike, Rama e quajti si një shkelje e të drejtave të njeriut, mohimi i kandidimit të personave me të kaluar të inkriminuar. Në këtë rast Rama lëshoi një mesazh të qartë se ai është avokati i shqiptarëve të inkriminuar, dhe ai i garanton atyre mundësinë për t’u përfaqësuar në parlament dhe për të mbrojtur interesat e tyre. Njëkohësisht Rama, me këto deklarata joshëse i ftoi që të punonin me të gjitha “format” që njohin ata, që të mbeshtesin “avokatin” e tyre, për të marrë mandatin e tretë, që do të ishte shumë i dëmshëm për shqiptarët dhe socialistët e ndershëm.
Socialistët nuk mund të pranojnë një kryeministër që nuk ka asgjë të përbashkët me politikat sociale dhe me demokracinë integrale perëndimore dhe mandati i tretë do të vendoste një regjim autokratik, që me lidhjet e konfirmuar nga përgjimet e fundit të antimafias Italiane, të përsonave afër Ramës dhe Veliajt me mafiet e vendit fqinj, tregon rrezikun që paraqet Rilindja për Shqipërinë, lidhje të cilat mund ti presë vetëm qeveria Basha.











