Shpetim AXHAMI, kryetar i PLL
Në momentin kur shoqëria dhe vendi gjendet në një kolaps të gjithanshëm, ku mazhoranca ka falementuar është dorëzuar dhe detyrimisht po i vjen fundi e nderkohë kur opozita po shfaqet qartësisht me angazhime e programe konkrete si alternativë shprese e ndryshimi, del në skenë ish kryeministri Nano, i kontraktuar, gjoja si varkë e vjeter e shpuar shpetimi.
Ngelja zbuluar dhe braktisja e “Rilindjes” edhe prej socialistëve të ndershëm e detyron Ramen të i lutet e të i falet ish kryesocialistit më të pandershëm
Fatos Nanos (si duket mbaruar lekët për kazino e pije).
Këto veprime dhe makinacione përpëlitëse për të mbajtur me patjetër në këmbë pushtetin hajdut të kësaj mazhorance, pise, të korruptuar dhe të kriminalizuar, pa pasur parasysh se ku janë katandisur shqiptarët, thjeshtë duhet të motivojë të gjithë votuesit deri edhe socialistet e ndershëm për të votuar kunder sektit “Rilindje” me 25 Prill 2021.











