InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Islami: Ja e vërteta e Rames mbi kandidimin e të korruptuarëve dhe të inkriminuarëve!

4 Shkurt, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Përse Rama mund të jetë një PERVERS NARCIST?

Nga Kastriot Islami-

1. Kërkesa e ambasadores së SHBA për pastërtinë e kandidaturave për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021 është e saktë; kjo s’ka asnjë dyshim! Shqetësimi i shqiptarëve dhe për rrjedhojë edhe i BE e SHBA për pastërtinë e kandidaturave për deputet, pra për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, ka qënë gjithnjë legjitim; askush pervec Ramës s’e ka vënë në dyshim drejtësinë e kësaj kërkese. Edhe vetë Rama ka qënë dhe është i ndërgjegjshëm së po dhunon një kërkesë demokratike por këtë veprim e ka bërë dhe bën me vetëdije të plotë, pavarësisht deklaratave mashtruese. Sepse mes zgjedhjeve të lira ë të ndershme ka zgjedhur gjithnjë “zgjedhjet e manipuluara” sepse kështu ka menduar se pavarësisht revoltës qytetare dhe kritikave nga perëndimi më i rëndësishëm për të ka qënë dhe mbetet mbajtja me cdo mjet e mënyrë e karrikes së pushtetit…

2. Pastërtinë e kandidaturave, pra jo të korruptuar dhe jo të inkriminuar në zgjedhje, në parlament apo në administratën publike, që Rames sot me shumë të drejtë po ia kërkon edhe Yuri Kim dhe ja ka kërkuar me forcë edhe BE para 4 vjetëve, ja kam kërkuar vazhdimisht unë, prej 12 vjetësh që nga viti 2009, në mënyrë energjike e duke bërë shumë sakrifica kur të gjithë heshtnin… Për këtë qëndrim jam krenar por për të thënë të vërtetën kam qënë i kuptuar vetëm nga një pakicë individësh nga politika e qytetaria, për rrjedhojë edhe i mbështetur vetëm nga një pakicë qytetarësh të ndershëm, ndërkohë që shumica heshtnin dhe vazhdonin të shikonin punët e tyre…

3. Cili ishte rezultati 8 vjet pas 2013, pra pas 2 mandateve të Rilindjes së pushtet, që në realitet janë 12 vjet “kritika” që vijnë nga brënda dhe jasht që nga 2009, kur Rama për herë të parë do të vendoste me një synim e strategji të qartë oligarkët në listën e kandidaturave për deputet:

i) Rama veproi me synim te qarte për të ruajtur e forcuar karriken e tij në krye të pushtetit, të kandidonte oligarkët në 3 palë zgjedhjesh, pra të korruptuar, të inkriminuar e trafikantët;
ii) Rama goditi deri në përjashtim nga partia, kundërshtarët, mua dhe disa mbështetës “kritikë” të palëkundur të qëndrimeve të tij të ndërgjegjshme “pro-oligarkike” thjesht e vetëm për të fshehur të vërtetën që i digjte shumë. Fatëkeqësisht tërësia rilindase por edhe disa socalistë, jo vetëm heshtën por edhe e mbështetën;
iii) Rama arriti kështu të gënjejë e mashtrojë jo vetëm një pjesë të madhe të votuesit shqiptarë por edhe ndërkombëtarët duke i mashtruar me gënjeshtrën se “e gjitha kjo histori e kandidaturave me probleme s’ishte fare e vërtetë apo në rastin më të keq kishte ndodhur pa dijeninë e tij dhe se shumë shpejt do ta korrigjonte këtë defekt”… Shumica e pranuan në heshtje këtë mashtrim të rradhës, të trashë, pavarësisht paralajmërimeve të tona të forta që mbetëm një pakicë intelektuale, e vendosur dhe e ndershme…

4. Sot, pas 12 vjetësh, jemi këtu ku jemi dhe kur Rama në thelb s’ka ndryshuar asgjë nga lidhjet e tij të ngushta me të korruptuarit, të inkriminuarit dhe trafikantët duke vazhduar ti mbajë afër, dhe të “ushqejë” kërkesat e tyre në shkëmbim të blerjes se votave dhe kërcënimit të votuesve… Por meqë shumica e qytetarëve shqiptarë dhe pothuajse shumicës së partnerëve ndërkombëtare e kanë të qartë se cfarë ka bërë dhe po bën Rama, pra thënë ndryshe i ka dalë boja, nuk i ka mbetur gjë tjetër vecse të sulmojë opozitën, median realiste dhe shumicën e shqiptarëve, por edhe BE e SHBA për të mbrojtur oligarkët me të cilët ka fituar e mban pushtetin e madje po përpiqet me të gjithë marifetet të sigurojë së bashku me ta një mandat të tretë, me të vetmin synim, karriken e tij personale.

5. Ka ardhur momenti, pas 12 vjetësh, me shpresën që tanimë shumica e shqiptarëve janë sqaruar e ndërgjegjësuar për gjithcka ka ndodhur dhe une se bashku me miqtë e të ndershëm kemi thënë e paralajmëruar, për ta hedhur në koshin e plehrave këtë të KEQE e rrezik kombëtar për të ardhmen e vendit që ndodhet ne udhëkryq…

6. Vetëm bashkimi dhe veprimi me vendosmëri kundër së Keqes është zgjidhja…Vetëm kështu do të mund të kishte hapsirë për të ndrequr e korrigjuar cdo defekt që me shumë të drejtë shumëkush e vlereson dhe e ngre me forcë sot. Nuk duhet pritur 12 vjet të tjera për tu ndergjegjesuar, per gjithcka po ju paralajmeroj!

Të Lidhura

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com