Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar me rastin e 85-vjetorit të lindjes shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha e cilëson Kadarenë si intelektualin me dimensione tej gjithë kufijve gjeografikë, politikë.
“Urimet më të ngrohta sot në ditëlindjen e Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh, intelektualit me dimensione tej gjithë kufijve gjeografikë & politikë, njeriut të shquar të letrave që me talentin dhe punën e tij ndriçoi një kohë të errët të historisë dhe orientoi drejt më të mirës”, shkruan Basha.