InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Kryeministri i Malit të Zi: Të jemi fqinj të mirë që të pranohemi në BE

18 Dhjetor, 2020
in Bota, InfoPress, Lajme
A A
Kryeministri i Malit të Zi: Të jemi fqinj të mirë që të pranohemi në BE

Kur pritet anëtarësimi i Malit të Zi në BE? Cilin vend do të vizitojë të parin në rajon dhe cili është mesazhi i tij për rajonin? Për këto pyetje përgjigjet kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq në bisedë me DW.

DW: Zoti Krivokapiq, ju jeni kryeministër i një vendi që është lider në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Si e shihni politikën e zgjerimit të BE-së për momentin? A mendoni se, me gjithë metodologjinë e re, ka ende vonesa? Dhe çfarë mund të bëjë rajoni për të shpejtuar këto procese?
Zdravko Krivokapiq: Unë mendoj se procesi i anëtarësimit varet ekskluzivisht nga ata që dëshirojnë të shkojnë në rrugën e integrimit evropian. Kjo është e qartë për të gjithë. Janë vendosur kritere të qarta dhe qëllimi ynë nuk është të jemi të privilegjuar, por të përmbushim të gjitha kriteret e mundshme sa më shpejt të jetë e mundur dhe kështu të tregojmë gatishmëri që të jemi pjesë – pasi gjeografikisht i përkasim hapësirës evropiane – e hapësirës së Bashkimit Evropian.

Nëse mund të kemi një mesazh të mirë, duhet të jetë i njëjtë për të gjithë rajonin tonë – e ky është që ne këtu jemi kryesisht si fqinjë të mirë. Nëse nuk mund të jemi fqinjë të mirë me njëri-tjetrin, si mund të jemi të pranueshëm edhe për BE? Kjo është logjika që të gjithë duhet t’i përmbahemi dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin për t’u bërë anëtarë të BE në Ballkanin Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur.

Ju thatë që prisni që Mali i Zi të jetë anëtari i 28-të i BE-së. A keni ndonjë perspektivë kohore kur mund të realizohet ky synim?
Unë nuk dua të mendoj, por nëse arrijmë rezultatet që kemi parashikuar, shpresoj se do të kemi progres të dukshëm dhe në 2023 do të krijojmë parakushtet për të kaluar në aktin më të rëndësishëm, e ky është procesi i verifikimit nga anëtarët e tjerë të BE-së. Kështu, mbase, në vitin 2025, nëse të gjitha gjërat zhvillohen në mënyrë optimale, do të bëheshim anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian.

A do të thotë kjo se, kur Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelji, thotë se ai pret që “një vend nga Ballkani Perëndimor të jetë i gatshëm të bashkohet me BE” deri në 2024, ai mendon për Malin e Zi?
Nuk do të doja të dekurajoja askënd, por pozicioni ynë fillestar është pak më ndryshe nga të tjerët, e nëse punojmë mjaft mirë, nuk ka asnjë arsye që të mos jemi anëtari i 28-të i BE-së.

Si i vlerësoni marrëdhëniet e Malit të Zi me Serbinë në këtë moment? A do të ndryshojnë ato në mandatin tuaj dhe në cilin drejtim?
Ne shpresojmë të ndërtojmë marrëdhënie më të mira dhe më kualitative me Serbinë. Ne jemi të gatshëm për çdo aktivitet në lidhje me veprimin institucional. Vlera jonë është një komunitet i bazuar në potencialin ekonomik, kulturor, madje njerëzor, i cili është aq i ndërthurur sa nuk dihet më kush se nga është. Të gjithë (në Serbi) zakonisht thonë se ata janë kryesisht nga Mali i Zi. Nëse është kështu, atëherë le ta vërtetojë Mali i Zi këtë me një shembull të mirë. Ne do të përpiqemi të mos i reduktojmë këto marrëdhënie në përshtypje personale, por në veprim institucional.

Kur planifikoni ta vizitoni Beogradin?
Unë do të doja që kjo të jetë pjesë e një analize që do të bëhet nga Ministria e Punëve të Jashtme. Unë me dëshirë do t’i përgjigjem çdo thirrjeje, të vijë dhe të vizitoj të gjithë rajonin. Por kur dhe kush do të jetë i pari – mos më detyroni të bëj tani premtime, të cilat ndoshta nuk do të jem në gjendje t’i përmbush.

Nëse kjo çështje “analizohet”, a do të thotë kjo se vizita juaj do të ketë edhe një mesazh të caktuar?
Unë dua të dërgoj një mesazh më ndryshe, e ai është se rajoni ynë duhet të përjetojë një ndryshim demokratik dhe që kjo të jetë kaq e dukshme, saqë të gjithë të kuptojnë se liria e njeriut dhe qëndrimi ndaj demokracisë janë më të rëndësishme se çdo politikë./DW/

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
Bota

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

7 Qershor, 2026
Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes
Bota

Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes

6 Qershor, 2026
Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026
Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com