Shpetim Axhami, kryetar i PLL
Policia të ruaj gjakftohtësinë dhe të mos zbatojë urdhërat e komisarëve politik brenda këtij institucioni.
Deklaratë e Partisē Lëvizja e Legalitetit.
Partia Lëvizja e Legalitetit po ndjek zhvillimet e fundit të ndodhura, pas aktit të pafalshëm policor, shoqëruar me protesta kryesisht të të rinjëve, në Tiranë e rrethe të tjera.
Për PLL këto protesta, si mjet demokratik janë reagim për atë që ndodhi, për drejtësi hetimi që raste të tilla të mos përsëriten e nderkohë një shprehje e mllëfit të akomuluar tek qytetarët, të varfëruar e pa shpresë, kundër kësaj keqqeverisje e rezultat i zhgënjimt të shqiptarëve për atë ku duhet të ishim pas 30-vitesh pluralizëm.
PLL dënon sjelljen e disa segmenteve të policisë, të graduar politikisht për tu përdorur në raste të tilla, e cila godet, dhunon, inskenon e ndalon këdo që i del përpara pa lidhje vetëm e vetëm për të shprehur terror, frikë dhe brutalitet tek protestuesit e lirë.
Të drejtat e njeriut në një shtet pluralist demokratik janë dhe duhen të ngelen primare pasi dhuna mbjell dhunë, ndërkohë ato që e gatuajne dhunën e stimulojnë aktet vandale nē interes të tyre, të dënuara këto prej nesh, do të jenë të parët që do të ndeshkohen shumë shpejt.