Për mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës!
Kërkohet Referendum për ndryshimin e sistemit qeverisës!
Deklaratë Partisë Lëvizja e Legalitetit!
Për 30-vjet të periudhes pluraliste vendi ka kaluar kriza të herë pas hershme duke u pasuar këto me protesta e revolta me pasoja jo të mira në të gjitha planet për shoqërinë tonë
Sot si një shtet pluralist demokratik që kërkon antarësim në BE duhet të sigurojme një shoqëri me standarte të larta që i kanë shtetet e tjera të BE;
-Ku para ligjit të gjithë të jemi të barabartë e drejtësia të triumfoj.
-Ku raportet e tre pushteteve me institucione të forta dhe të drejtat e njeriut me një media të lirë të jenë funksionale.
-Ku politika, ekonomia dhe çdo gjë tjeter mos të jetë në dorën e një grushti njerëzish që parapërcaktojnë gjithçka keqas për ne e në interes të fuqizimit të tyre.
Prandaj, për sa më sipër, për mos të u gjendur në kriza të vazhdueshme sociale-ekonomike e institucionale që detyrimisht me të drejtë sjellin mllëf e protesta me pasoja negative për shoqërinë tonë ka ardhur momenti që të krijohen të gjitha kushtet me një dakortësi e me mbështetje popullore për një REFERENDUM ligjor për ndryshimin e formës së regjimit nga Republikë Parlamentare në Monarki Kushtetuese Parlamentare.
Vetëm një sistem tjeter qeverisës, MBRETËROR, i provuar në Shqipëri dhe aktual në shumë vende të Europës Perendimore me standarte më të larta se çdo vend tjeter do të sillte stabilitet dhe zhvillim të gjithanshëm në Shqipëri.??










