Nga Agron PREBIBAJ
Skender Perpepaj, dekorohet me “Nënë Tereza”!
Presidenti i Shqiprisë SH.T.Z. Ilir Meta sot ka akorduar urdhërin “Nënë Tereza” për pinjollin e rracës së mirë shqiptare Z.Skënder Përpepaj i ardhur nga Londra pas kontibuteve e suksesit të Tij në fushën e zhvillimit të kulturës e biznesit.Presidenti Meta si përsoni unitar e babai i kombit nderon përsonalitetin shqiptar i nderuar më parë nga shteti Britanik, vlerson shqiptarin e vlersuar nga një vënd i rëndësishem i botës demokratike duke kryer një detyrim institucional për bashkëkombasin i cili lartëson krenarinë kombëtare në një vënd të rëndesishem të botës tonë.
Kombi shqiptar shpesh herë ka nxjerrë pësonalitete në vënde të zhvilluara të botës, ata janë respektuar e nderuar atje, por jo nga institucionet e shtetit amë, duke u lënë të menjanuar e të pa vlersuar, por vetëm Presidenti Meta kapërcen barrierat e komplekseve ndaj atyre qe nuk jetojnë brenda territorit tonë kombëtarë, për të hapur siparin e vlerësimit për secilin shqiptar kudo që ai ka sukses, për të ushqyer frymën e atëdhetarizmit e nacionalizmit të shëndoshë, duke e konsideruar si detyrim vlersimin e secilit bashkëkombas.
Por Skender Perpepaj nuk vjen rastësisht në altarin Presidencial të kombit, ai është filizi i rracës së shkelqyer shqiptare ndër breza, pinjolli i derës së mendimtrëve, e udhërrëfyes jo vetëm për Curraj Eper, por shumë më gjerë, për Nikaj-Merturin, Malësinë e Gjakovës, Dukagjinin dhe për gjithë veriun e Shqiprisë.Me një karrierë përfekte e i mbushur me thjeshtësi e fisnikëri që nga Tirana e deri për t’u bërë shtetas Britanik, djaloshi i burrëruar nga Curraj Epër arrin majat e aisbergut Londonez, i cili vlerësohet maksimalisht nga Institucionet e shtetit Anglez.
Ishte Parlamenti Britanik i cili e ka përzgjedhur kompaninë SA Building me drejtues Skender Perpepaj, si njëra nga kompanitë më të suksesëshme për vitin 2019-2020, po ashtu edhe Federata e Paqës Universale në Londer e ka vlerësuar si përsonalitet Shqiptaro-Britanikun Perpepaj me titullin “Ambasador i Paqes”, e plotë tituj të tjerë vlerësues.Ndersa vlersimi i ardhur nga Presidenti Meta, është; ndjenjë, emocion e dashuri njerëzore për atëdheun tënd, kur nderohesh e respektohesh nga shtetarët e institucionet e vendit tënd, por edhe më shumë detyrim e obligime për ti sherbyer atëdheut prej nga ke lindur apo ke gjenezën.
Krenar me përsonalitetin Skender Perpepaj, duke e falenderuar Presidentin për vlersimin që i bëri njeriut që e meritonte, i cili në mesazhin e Tij theksoi:-se Përpepaj, është pësonalitet i veçantë, njeri human, atëdhedashës dhe nacinalist i shëndoshë për vëndlindjen.E gëzofsh Skender, vlerësimin që të bëri kombi Juaj!