InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Duma: Shqipëria ‘e mbaruar’ e Kryeministrit nga dritarja e Facebook-ut

10 Nëntor, 2020
in InfoPress, Politikë
A A
Si i godet Buxheti i ri i “Rilindjes” të pamundurit/ Analiza e PD

Nga Grida Duma.

Zgjimi i përditshëm kryeministror me mëngjesin që sheh nga dritarja e facebook-ut, të ofron Shqipërinë e “mbaruar”. Këtë mëngjes nga ajo dritare thotë se i paska kryer dhe detyrat ndaj shëndetësisë!!

Me çfarë? I paska vënë në buxhetin e 2021. “Punëmbaruari” e ka vesin virtyt; krenohet sot, për atë që duhej dje, por e ka lënë për nesër! Buxheti i 2021 qenkërka 40 përqind më shumë për 18 mijë mjekë e infermierë. Mashtrim me efekt dështim!

Nëse do të llogarisnim sot vetëm sa i detyrohet mjekëve dhe infermierëve për këto 7 vite ndër më të vështirat të profesionit të tyre, pa asnjë rritje, do kuptojmë që me të ardhmen e buxhetit 2021 nuk shlyehet as “borxhi” ndaj punës së tyre deri sot. Shifrat flasin vetë, janë më kokëfortat! Shqiptarët shpenzojnë më shumë nga të gjithë por shërbehen më pak e më keq se shumë!

Rama vazhdon të dërdëllisë se situata në Shqipëri është e njëjtë me vende të tjera. Madje këtë fshehje faktesh vetëbeson se e ka zgjidhje. Por sa herë ai e guxon mashtrimin, ne do qartësojmë faktet; se si ndihma e tij ekonomike është më e ulëta, se si spitalet shqiptare po zhyten në kolaps, se nuk ka asnjë plan dhe vendet e tjera në botë po e trajtojnë këtë krizë me përgjegjësinë që ai nuk e ka.

Rama mbulon dështimin me gënjeshtër. Atoparlanti i tij i propagandës të shurdhon veshin e arsyes. Ndërsa shiptarët nuk morën asgjë nga premtimet për ndihmë reale financiare dhe mjekët e spitalet u dergjën në kolaps. Shifrat të larta ka, ato gjenden në numrat e humbjeve të jetës. Humbja e kontrollit po infekton popullatën. E dimë që askush nuk pret më që Rama të mund të gjejë zgjidhje, sidomos kur vendi lëngon në një ekonomi të varfër e të shkatërruar.

Bashkë do ta mundim këtë të keqe! Do ta shërojmë Shqipërinë, e do shpëtojmë ekonominë. Do sjellim shpresë në Shqipëri, ku çdo ditë zgjimi do të jetë për më mirë e më mirë!

Image

Të Lidhura

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025
Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”
Politikë

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”

31 Tetor, 2025
Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta
Politikë

Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta

31 Tetor, 2025
Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

16 Tetor, 2025
Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi
Politikë

Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi

28 Shtator, 2025
Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025

TË FUNDIT

I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve
Bota

I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve

28 Janar, 2026

Horoskopi ditor, 28 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 28 janar 2026

28 Janar, 2026

Këshilli i Qarkut Korçë një hap i rëndësishëm drejt kujdesit dinjitoz për moshën e tretë
Aktualitet

Këshilli i Qarkut Korçë një hap i rëndësishëm drejt kujdesit dinjitoz për moshën e tretë

27 Janar, 2026

“Bojkotoni Botërorin”, deklarata e bujshme e ish-presidentit të FIFA-s
Bota

“Bojkotoni Botërorin”, deklarata e bujshme e ish-presidentit të FIFA-s

27 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com