InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Krushqit e ngrirë të Ministrisë së Kulturës dhe të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nuk mund të jenë ambasadorë të trashëgimisë kulturore shqiptare

5 Nëntor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Krushqit e ngrirë të Ministrisë së Kulturës dhe të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nuk mund të jenë ambasadorë të trashëgimisë kulturore shqiptare

Nga Azgan HAKLAJ

Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave pasi kanë deshtuar totalisht në misionin e tyre për të promovuar kulturën shqiptare, historinë, etnosin e vjetër e kostumografinë popullore aq të larmishme e të lashtë që e ka zenafillën qysh në lashtësinë pellazgo- ilire janë kthyer në ojq familjare e klanore, në një stan ku gëlojnë servilët e pushtetit me çdo lloj shpikje apo rrene siç thoshte Shekspiri “shumë zhurmë për asgjë”.

E nëse në planin e brendshëm rrenoj totalisht Teatrin Kombëtar e shterroj aktivitetet kulturore jo vetëm në Tiranë por edhe në qarqet e tjera të vendit, Ministria e Kulturës Shqiptare e mediat pranë Qeverisë Shqiptare i bëjnë jehonë njerëzve, shoqatave anonime e mediokre, të cilat me shumë janë sekserë e ndërmjetës për ndarjen e fondeve me projekte rrenash duke bërë shou me shpikjet e tyre, thua se Ministria e Kulturës është një agjensi e asistencës dhe përkujdesjes sociale dhe jo enti kryesor përgjegjës për kulturën kombëtare e trashëgiminë e saj.

Qëndrimi diskriminues e përçarës, e përtej kësaj monopolizimi i politikave kulturore dhe i shkruarjes së historisë së saj nga një dorë e vjetër me mentalitet bolshevik, aftësi e vetme e të cilëve është servilizmi pështirosës ndaj pushtetit, mediokriteti intelektual e profesional, amatorizmi në punën shkencore kanë sjellë pasoja të rënda në këto institucione, pasoja të cilat në një vend normal me qeveri, institucione kulturore e shkencore të përgjegjëshme do të ishin evituar me kohë.

Në vend të hartimit të një strategjie afatgjatë mbi bazat e një metodologjie të mirëmenduar shkencore, ku të angazhoheshin të gjitha përsonalitetet më të njohura të artit e kulturës, të mendimit akademik e të fushës së studimit dhe të kritikës Ministria e Kulturës që e njeh trashëgiminë kulturore siç e njihte Shefqet Peçi naftën e hidrokarburet e tjera ka zgjedhur tu hedhë hi syve opinionit publik me gjoja promovimin e vlerave tona të trashëgimisë kulturore shqiptare në botë përmes Uneskos.Gjirokastra, Berati e Butrinti kanë hyrë në Unesko qysh kur ministresha jonë e kulturës i binte maces me lugën e përsheshit.

Ajo dhe delfini i pushtetit në Akademinë e Shkencave Vaso Tole mashtrojnë ditë e natë kur thonë se kemi çuar në Unesko vlerat me të mira e përfaqësuesve të trojeve etnike shqiptare.Përkundër kryeveprave të jashtëzakonshme të krijuara e të ruajtura në shekuj nga paraardhësit tanë që nga epoka iliro- arbërore Ministria e Kulturës nën dirigjimin e Akademikut të ideologjisë enveristo- sorosiane ka propozuar për në Unesko Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, një krijesë e shëmtuar e folkut shqiptar dhe akademive me mendësi bolshevike për ti dhënë imazhin fallco të diktatorit gjakatar e të epokës së tij, kur Shqipëria ishte sipas propogandës së kohës:”I vetmi fanar ndriçues për popujt e botës”Krahasojeni veshjen kombëtare të Malësisë së Madhe e Malësisë së Gjakovës, të Çamërisë, të Rekës dhe Rugovës me kominoshet e pantollonat “made in Kina” me të cilat femra në kohë të diktaturës pozonte para aparateve fotografikë e kamerave.Ku është xhubleta e stërlashtë pellazgo- ilire?!Ku është Vallja Pirrike?!Ku është Kërcimi i Logut të bjeshkëve?!

Ku janë Polifonia e fustanella labe?!Ku është Kanuni i Lek Dukagjinit?!Ku është Kanuni i Gjergj Kastriotit?!Ku janë Eposi Kreshnikëve dhe lahuta shqiptare, plisi i bardhë dhe xhamadani?!Ku është Gjama e Burrave?!Ministria e Kulturës mashtron teksa mburret se falë fames së institucionit të saj dhe Akademisë së Shkencave do të jenë në Unesko si pjesë e trashëgimisë botërore të njerëzimit.Trashëgimisë tonë historike kulturore sot i kanosen dy rreziqe të mëdha e të drejtëperdrejta të cilat të cilat rrezikojnë vetë ekzistencën e saj.

Në radhë të parë kjo trashëgimi ishte lënë në harresë të plotë e në meshirën e fatit dhe së dyti ajo rrezikon të tjetërsohet dhe të mbajë në të ardhmen e afërt targën e armiqëve tanë shekullorë serbo- grekë, të cilët kanë një strategji të mirëmenduar e afatgjatë për të zhbërë identitetin historik e kulturor të Kombit Shqiptar.Për kundër këtij rreziku të cilit nëse i hapet rrugë do të jetë me pasoja katastrofike për të sotmen e të ardhmen e Atdheut.Banda e koncesionarëve të Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë së Shkencave bën sehir e ulur këmbekryq në prehërin e mediokritetit të papërgjegjësisë dhe injorancës profesionale.

Publiciteti i “festivaleve” të geshtenjave, ballokumeve, patateve, lakrave e kërrnackave dhe lenia pas dore e problemeve madhore të ruajtjes, koservimit e promovimit të vlerave me të spikatura që shqiptarët kanë krijuar nëpër shekuj përmes dallgëve të historisë.Krijimtaria e Fishtës është si Bibla dhe Kurani për shqiptarët ngase Lahuta e Malësisë është evokim i epopesë së tyre kombëtare dhe personazhet e mëdha të saj janë sot e përjetësisht profet të lirisë.

Zana shqiptare është kryepersonazhi i lahutës fishtiane jo vetëm në veprën epike “Lahuta e Malësisë” por edhe “Mrizi i zanave” është një tjetër kryevepër e tij në gjininë e lirikës.Po të të ringjallej vetëm pesë minuta Homeri shqiptar e të merrte vesh se zanave dhe shtojzovalleve do t’ju prishnin gjumin në mrizet e lëndinat, në kreshtat e bleruara e gurrat e kristalta të bjeshkëve shqiptare me kërcime me tupana do të shqyhet se qeshuri e do të ju thoshte këtyre shpikësve “mendjendritur” të Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë së Shkencave:Lexoni “Visaret e Kombit”, e aty do të mesoni se si i ngrin zana në Lugje të Verdha Kreshnikët e Jutbinës me gjithë nuse kur guxuan të loznin me kuaj e të benin zhurmë në “shtëpinë” e saj në bjeshkë. Bjeshkët tona janë të shenjta për shqiptarët ashtu siç ishte Olimpi në antikitet për grekët e vjetër.

S’mbahet mend kurrë që të jetë bërë dasëm e as të kenë kercitur tupanat në bjeshkë se për ndryshe çfarë misteri e shernjtërimi do ti mbetej këtij territori me bukuri mahnitëse që Zoti e ka caktuar për zanat, orët e shtojzovallet, shqiponjat, dhitë e egra e kaprojtë, faunën dhe florën e egër.Në bjeshkët shqiptare është degjuar me shekuj kushtrimi ehoooo, melodia e fyellit, një melodi mahnitëse kur interpretohet në nivel artistik, e cila imiton përsosmërisht natyrën e virgjërinë e saj, cicërimat e zogjëve e gurgullimën e krojeve të kristalta, vajin e gezimin.

A mund të pranohet në Unesko një shaka e hidhur, një shpikje idioteske”Kërcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”Çfarë parametrash shkencor ka kjo shpikje?!Sa e lashtë është?!Në cilin festival kombëtar ka marrë pjesë Tropoja me këtë kërcim apo kcim ?!Vetë tupani a është trashëgimi kulturore e Tropojës?!Vetë emri Tropojë a është trashëgimi kulturore e Malësisë së Gjakovës dhe sa i lashtë është?!

A është emërtim sllavë i shekullit të 14- të me kristovulën e Stefan Deçanskit, i biri i të cilit Stefan Dushani me Kanunin e tij zhduku të drejtën zakonore shqiptare dhe bëri tjetërsimin e identitetit shqiptar.Historia na mëson se Kanuni i Gjergj Kastriotit dhe Lek Dukagjinit zhduken Kanunin e zhupaneve sllavë dhe bënë kthimin në identitet.A i din Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave këto fakte?!Nëse i dinë lojën e kujt po bëjnë?!

Trashëgimia kulturore fishtiane është një minierë floriri dhe vetëm maja e Ajsbergut të kësaj trashëgimie ka dalë në dritë.Ajo pret të eksplorohet sepse aty është kodifikuar gjeneza, historia dhe trashëgimia materiale shpirtërore e Kombit Shqiptar.Gjergj Fishta ishte akademik i madh, e po ti njihte në kohën e vet tipa si ministresha e kulturës dhe Vaso Tolen do ti kishte murosur në fletët e “Gomarit të Babatasit”, veprës satirike me të shquar të letërsisë shqipe”.

Të Lidhura

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

30 Dhjetor, 2025
Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025
Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”
Opinione

Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”

26 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash
Aktualitet

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

25 Janar, 2026

“Vllazën, demokracia në rrezik”
Aktualitet

“Vllazën, demokracia në rrezik”

25 Janar, 2026

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

24 Janar, 2026

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja rrugët që do të bllokohen

24 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com