InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Tre efekte pozitive që po prodhon strategjia e Ramës për të përçarë opozitën

9 Tetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Tre efekte pozitive që po prodhon strategjia e Ramës për të përçarë opozitën

Nga Red VARAKU

Strategjia e Ramës për të përçarë opozitën, nëpërmjet heqjes së koalicioneve,po prodhon efekte krejt të kundërta.

Efekti i parë ka të bëjë me unifikimin e faktorit opozitar. Ndryshimet e njëanshme kushtetuese me qëllim trafikimin e vullnetit të qytetarëve, ka alarmuar të gjithë agjentët demokratikë të vendit dhe po shërben për bashkimin dhe unifikimin e qëndrimit jo vetëm të opozitës, por të çdo faktori opozitar.

Në fakt, beteja e re që Rama po imponon, po krijon nevojën e një bashkimi më të madh të shqiptarëve , që i tejkalon partitë , dhe kjo është pikërisht, gjëja më e padëshirueshme , që ai do të donte të arrinte me këto ndryshime .

Në rrethana të tilla, kur Rama po bën gjithçka për vjedhjen e zgjedhjeve, duke filluar nga ndryshimet kushtetuese, zhvendosjet e qytetarëve nga qendrat e tyre të votimit, marrja e kartave të identitetit apo presioni kriminal dhe policor mbi administratën dhe qytetarët, të gjithë e kanë kuptuar se kush është problemi.

Pra, përmes këtyre taktikave , në vend të dekurajimit, po i inkurajon qytetarët të mos shikojnë më kë kanë në krah, por kë kanë përballë. Dhe përballë çdo vlere opozitare në Shqipëri sot është një sekt që po tenton të bllokojë rrotacionin duke prishur zgjedhjet.

Pra, pa dashje ai ka prodhuar një super aleancë opozitare, e cila do të sjellë jo vetëm një rezultat të thellë, por dhe shmangien e relativizimit të së keqes që mund i kërcënohet zgjedhjeve shqiptare.

Efekti i dytë ka lidhje me moblizimin e faktorit ndërkombëtar kundër mazhorancës. Edi Rama arriti të prodhojë një debat tërësisht kundër tij, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në politikën zyrtare të SHBA dhe Bashkimit Evropian. Kjo ka sjellë rritjen e presionit ndërkombëtar, i cili ka paralajmëruar sërish moshapjen e negociatave këtë dhjetor.

Qëndrimi korrekt i opozitës ka marrë miratimin në heshtje nga politika zyrtare e SHBA dhe BE, dhe Rama ka mundur të mobilizojë kundër saj vetëm ndërkombëtarë, të cilët operojnë thjeshtë si klientë të kësaj qeverie.

Ndërsa, efekti i tretë ka të bëjë me rritjen e bindjes së qytetarëve ,që rilindja është e keqja më e madhe e këtij vendi dhe duhet ndëshkuar fort me votë. Ajo ka shtuar vetëdijen se opozita ka nevojë për një shumicë absolute mandatesh në mënyrë, që ajo të ketë mundësi të zhbëjë të gjitha çmenduritë e këtij gjysëm parlamenti dhe Shqipëria të mos gjendet sërish në të njëjtën krizë pas këtyre zgjedhjeve.

Pra, strategjia e Ramës për të përçarë opozitën, nëpërmjet heqjes së koalicioneve, po prodhon një super aleancë opozitare dhe qytetare njëkohësisht .

Ajo po prodhon një çarje përfundimtare të Ramës me Perëndimin dhe një vetëdije se ky sekt është e keqja më e madhe e këtij vendi dhe metastazat e tij duhen pastruar përmes një mazhorance, që duhet të jetë ndër më të mëdhatë e këtyre 30 vjetëve.

Kjo jo vetëm për të zhbërë marrëzitë e mazhorancës aktuale dhe për të krijuar mekanizma për të mos “rilindur” përbindësha të tillë, por për t’i dhënë fund tranzicionit shqiptar, nëpërmjet kalimit të drejtimit të vendit në duart e një brezi të ri.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026

9 Prill, 2026

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com